Tensionet në veri të Kosovës, Anton Berisha: Është 'zonë e minuar'! Kurti dhe Osmani të dëgjojnë ndërkombëtarët! Presioni i vetëm të jetë mbi Vuçiç

Situatë e qetë dhe pa incidente në Veri të Kosovë, megjithëse rrugët që të çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak vijojnë të jenë të bllokuara.

Meti Krasniqi, gazetari i Radio-Televzionit "Dukagjin", në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarët Megi Sotiri dhe Nertil Agalliu tha se pavarësisht tensioneve që janë të pranishme, aktualisht nuk janë regjistruar incidente, pavarësisht se barrikadat nuk kanë lëvizur asnjë centimetër.

“Situata është e qetë. Duke filluar nga barrikada  të Zveçani, në lagjen e Boshnjakëve. Barrikada nuk kanë lëvizur asnjë centimetër , që prej 4 ditë, janë në të njëjtin pozicion, që kur janë vendosur mesditën e së shtunës.”, u shpreh gazetari.

Për ish-zëvendës ministrin e jashtëm të Kosovës, Anton Berisha, kjo situatë  duhet të përfundojë sa më parë, megjithëse ai thotë se veprimet e një anshme nga pala kosovare, pa marrë për bazë konsultimet dhe udhëzimet e ndërkombëtarëve kanë sjellë problematika. Ai thotë se presioni i vetëm duhet të jetë vetëm për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Besoj që gjërat do të sqarohen pas përfundimit të takimeve të zotit Escobar. Pala kosovare  Kryeministri dhe Presidentja kanë dhënë shenja që do të heqin dorë nga aktet e njëanshme , dhe pastaj presioni do jetë te presidenti Vuçiç pasi nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë.

Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me fasilitim me ndihmës të BE-së, SHBA-së. Në të dyja rastet kur janë krijuar problemet dhe targat (referuar çështjes së targave ilegale serbe), janë krijuar pasi Kurti nuk ka marrë për bazë rekomandimet e zyrtarëve të lartë amerikanë, që i kanë kërkuar ta shtyjë për një periudhë 10 mujore. Ka marrë vendim i vetëm, dhe më vonë prapë së prapë u tërhoq. Edhe presidentja Osmani ka qenë e lutur nga kanale publike dhe jo publike mos të ngutet me shpalljen e zgjedhjeve dhe ajo e ka bërë atë akt dhe pastaj është detyruar t’i shtyjë zgjedhjet.

Veriu është një ‘zonë e minuar’ prej vitit 1990 dhe në kuptimin politik. Nuk duhet shumë, që strukturat e atjeshme që janë nën kontroll dhe urdhrat e Vuçiçit të operojnë dhe kjo ka keqësuar  situatën.  Atje ka dhe një popullatë serbe, e cila nuk i nënshtrohet komplet Vuçiçit, por kur vjen në situata të tilla, të cilat Prishtina merr vendime të tilla, ata nga frika por dhe arsye të tjera, ata i bashkohen kësaj strukture politike, Listës Serbe që po menaxhon situatën atje.", u shpreh ai.

Berisha komentoi dhe deklaratën e Vuçiç se Serbia do t’i dërgojë kërkesë NATO-s për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë dhe se kërkesa do të dërgohet në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, drejtuar komandantit KFOR-it.

“Është një kërkesë tipike serbe, e cila shfrytëzon çdo moment, dhe do të shfrytëzoj përmes manipulimin, sepse është manipulim klasik, komandanti i KFOR-it nuk është adresa për t’ju drejtuar siç ka paraparë Aleksandër Vuçiç për forca shtesë,  sepse procesi  shkon në Këshillin e NATO-s. Aty janë anëtarët, secili anëtarë ka drejtën e vetos, është një procedurë e gjatë.", u shpreh Berisha. 

Si u përshkallëzua konflikti në veri të Kosovës
Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhejtor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Sulmet ndodhën teksa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore: Leposaviç, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Zgjedhjet u shpallën pasi kryetarët e komunave dhe përfaqësues të tjerë serbë u larguan nga vendet e punës në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Përfaqësuesit serbë, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, i kundërshtuan edhe zgjedhjet, që fillimisht u planifikuan për datën 18 dhjetor. Për shkak të situatës së tensionuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm. Autoritetet e Kosovës akuzuan “bandat kriminale serbe, të udhëhequra nga Beogradi”, për disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba që ndodhën ditëve të fundit në veri. Zyrtarët serbë thanë se udhëheqësit e Kosovës po përpiqen “t’i dëbojnë” serbët nga veriu.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton