'Ai që s'voton për ty mos i bëftë hajër vaksina', Rama nga Shkodra: Vota s'ka lidhje! Objektivi për të vaksinuar gjysmë milion qytetarë brenda majit mund të tejkalohet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar vijimin e procesit të vaksinimit në qendrat shëndetësore në Shkodër, ku u shpreh i bindur se duke u bazuar në ecurinë e procesit, objektivi për të vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë brenda majit, mund të tejkalohet. Nga Shkodra, ai tha se një tjetër ambicie është edhe lehtësimi nga kufizimet për sezonin turistik, duke e quajtur një objektiv mëse të realizueshëm.

Gjatë inspektimeve një prej pensionistëve të vaksinuar ka shprehur mbështetjen për kryeministrin duke thënë se ‘ai që nuk voton Ramën, mos i bëftë hajër vaksina’. Por kryeministri i është përgjigjur duke thënë se vota nuk ka lidhje me vaksinën.

Sot është dita e katërt e vaksinimit masiv në të gjithë vendin, ndërsa dje në ditën e tretë, kanë marrë dozën e parë 21.536 persona.

Pjesë nga biseda e Ramës me të moshuarit:

I moshuari-Ramës: Je i nderuar. Suksese për më tej.

E moshuara: Falemners kryeministrit prej teje.

I moshuari: Shyqyr që të pash. Ai që nuk ju voton juve, mos i bëftë hajer vaksina.

Rama: Mos thuaj ashtu, vota s’ka lidhje.

Rama: Rrini ulur, duhet të rrini gjysmë ore ulur. Respekte! Mirë çdo gjë në rregull?

E moshuara: Mirë

Rama: Me shëndet të gjithëve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
Dita 4 e vaksinimit, Rama dhe Manastirliu në Shkodër: Mbi 65 mijë të moshuar të vaksinuar, procesi po ecën shumë mirë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në qendrën e përqëndruar të vaksinimit në Shkodër.

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve në qytetin verior. Kreu i qeverisë u shpreh se çdo i moshuar duhet të vaksinohet, me qëllim që Covid të mund të parandalohet, me aq sa është e mundur.

“Shkodër – Vijon vaksinimi masiv në ditën e 4 në qendrën e vaksinimit të përqëndruar për gjyshet dhe gjyshërit +70 vjeç”, shkruan Rama.

 Manastirliu tha se procesi i vaksinimit po vijon rregullisht, ndërkohë që janë mbi 65 mijë të moshuar të vaksinuar.

“Procesi po shkon shumë mirë. Përveç stafeve mjekësore, arsimtarëve dhe tani të moshuarit kemi vaksinuar në këto ditë dhe gjatë gjithë fushatës së vaksinimit mbi 65 mijë të moshuar. Jemi në mbi 120 mijë vaksinime të kryera. Dje arritëm 100 mijë të vaksinuar dhe po ecim me ritme shumë të shpejta”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se procesi po kryhet paralelisht edhe në qendrat shëndetësore.

1617189890_f9023a809030408dbf112c04d971d8e3.jpg

Ora 12:23
Rama: Objektivi për të vaksinuar gjysmë milion qytetarë brenda majit mund të tejkalohet! Ambicia e madhe të lehtësojmë sezonin turistik (VIDEO)

Me ecurinë e procesit të vaksinimit masiv në të gjithë Shqipërinë, kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se objektivi për të vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë brenda majit, mund të tejkalohet. Nga Shkodra, ai tha se edhe lehtësimi nga kufizimet i sezonit turistik është mëse i realizueshëm.

“Të kënaqur sështë fjala e duhur, të nderuar që u shërbejmë në kohë reale mijëra gjyshërve pa dallim duke u kthyer buzëqeshjen dhe duke I dhënë mundësinë të dalin lirisht nga shtëpia për pak kohë. Do vijojmë pa ndalur për vaksinimin e gjysmë milioni qytetarëve brenda majit, që mund edhe ta tejkalojmë.

Ne do tia dalim më shpejt dhe më mirë se shumë të tjerë në këtë kontintet, se nuk ishte e lehtë. Në rajon të tjerët akoma nuk po cajnë dot dhe janë me dozat simbolike të marra deri tani këtu e atje, por që nuk futen dot në vaksinim masiv. Ne jemi futur në vaksinim masiv dhe sdo ndalemi. Ambicia e madhe për ta lehtësuar sezonin turistik tani nuk është një dëshirë e madhe por është një objektiv i arritshëm dhe ne do ta arrijmë”.

Ndërsa u pyet se a po shfrytëzohet vaksinimi për fushatë siç pretendon opozita, Rama tha se nuk i intereson çfarë mendon opozita.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje