Dita e 52-të e protestës te 'Unaza e Re', banorët: Krishtlindjet për ne janë të plagosura
Protesta e banorëve të 'Unazës së Re'
Protesta e banorëve të “Unazës së Re” është futur këtë të hënë në ditën e 52-të të saj. Duke kundërshtuar prishjen e banesave të tyre sikurse e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja”, banorët janë vendosur në të dyja akset e rrugës pranë mbikalimit në këtë zonë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.
Protestuesit kanë bllokuar edhe një mjet tip “BMW” që po tentonte të kalonte, duke e goditur me shkelma. Protestuesit i bënë thirrje drejtuesit të mjetit që ta fikte makinën dhe të bashkohej më të, por përpjekjet e tyre nuk kanë zgjatur shumë pasi për pak momente mjeti u la të kalonte. Me jelekë portokalli dhe bilbilë në duar, protestuesit përgjatë gjithë kohës kanë brohoritur njëzëri “poshtë qeveria” e “qeveri hajdutësh”, e janë dëgjuar më tej edhe teksa i kanë bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që t'i bashkohen kauzës së tyre. “Urojmë një vit sa më të mbarë, pavarësisht se për ne banorët e "Unazës së Re", Krishtlindjet janë të plagosura", u shpreh njëri prej tyre.
Pranë këtyre banorëve është vënë re edhe prania e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetit demokrat Klevis Balliu. Këta të fundit sikurse janë shprehur edhe më parë, deklaruan se Partia Demokratike do t’i mbështesë deri në fund banorët e “Unazës së Re”. Pasi ripërsëritën akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe projektit, që e cilësojnë “aferë korruptive”, ata i bënë thirrje studentëve që të mos heqin dorë së protestuari pasi sipas tyre forca më e madhe janë pikërisht këta të fundit.
Ditën e djeshme (23 dhjetor), kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmendi sërish cështjen e devijimit të lumit Lana si edhe iu bëri thirrje mediave dhe drejtuesve që në orën kur nis protesta e banorëve të Astirit të mbajnë ekranet hapur për ta. Duke iu mëshuar faktit që përmes projektit "Unaza e Madhe" është zhvilluar një megaaferë, Basha deklaroi që kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik dhe si rrjedhojë kanë ndryshuar rrjedhën e lumit të Lanës, që të mos i cënohej asnjë centimetër kompleksit të supozuar që do të ndërtojë ish-trafikanti i drogës, Edmond Bego. (Lexo këtu)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.4%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, PD cakton grupin e punës për fushatën e Tiranës, lista me 36 emra! Nga djali i Sokol Olldashit, Adriana Kalaja, te Asllan Dogjani nën akuzë nga SPAK
4 Dhjetor 2024, 13:11
-
Përplasja me FNSH, në hetim Noka, Bardhi e 4 deputetë! Edhe Hoti për spërkatjen e deputetëve me lëng
18 Tetor 2024, 11:34
-
Protesta e 11-të/ Një grusht njerëzish të Rithemelimit para bashkisë! Djegin goma, policia i fik me ujë! Spraj protestuesve, Balliut e Nallbatit t'i largojë
10 Qershor 2024, 08:17
-
Mbrojtën protestuesin e molotovit që u rrezikoi jetën dhe sulmuan gazetarët! Operatorët e mediave bojkot në bllok përfaqësuesve të Rithemelimit
1 Qershor 2024, 13:11
-
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, në hetim Adriana Kalaja, Sali Lusha, Klevis Balliu, Tedi Blushi dhe 8 protestues
15 Maj 2024, 13:20
-
Rithemelimi e PL molotov e dhunë në protestën para bashkisë së Tiranës, 3 të arrestuar! Tedi Blushi e Klevis Balliu në hetim, edhe Noka organizator (EMRAT)
20 Prill 2024, 11:02
-
Rithemelimi e Partia e Lirisë protestë e zjarr para bashkisë së Tiranës! Hedhin molotovë, gurë e vezë! Flamur Noka e Tedi Blushi prijnë aktet e dhunës
19 Prill 2024, 11:32
-
Rithemelimi: Zjarrin në ladfillin e Vlorës ta hetojë SPAK
26 Korrik 2023, 16:34
-
Agron Gjekmarkaj mohon pjesëmarrjen në takimin krah Ndokës dhe Balliut: Nuk e mbaj veten për ekspert! Më duket humor anglez
21 Mars 2023, 18:17
-
Arrestimi i ish zyrtarit të FBI, Balliu: Rama njësoj si Deripaska! Dënojmë këto akte tradhtie të kryeministrit ndaj Shqipërisë dhe SHBA
28 Janar 2023, 16:00
-
Rikonstruktimi i rrugës ‘John Belushi’, PD-ja e Berishës: Bashkia nuk ka publikuar anulimin e tenderit! SPAK e ka provën, të hetojë
11 Janar 2023, 13:50
-
Arrestimi i Çervanakut për laboratorin e kokainës në Fier/ Rithemelimi: Politika e përfshirë, droga transportohej me kamionët e ushtrisë në Mal të Zi
25 Nëntor 2022, 15:29
Ikni neper shtepira e festoni festat e mos I besoni Lulit e servilat e tij. Shteti ka ligje dhe ju nuk keni cfare te beni. Ketu ku jetoj une Po bere te tilla gjullurdira je I mbaruar. Ne burg dhe del me nje rekord kriminal per shkelje ligji.
PërgjigjuFain e ka KOKA RAMA VELIAJ PROTESTA DUHET NDAHET NE TRE GRUPE NJE ATY KU JANE E DYTA TE SHTEPIJA E VELISE DHE E TRETA NE SURREL TE SHTEPIJA E ED RAMES PROTESTAT DUHET TE BEHEN ME ZGJUARSI E EFIKANTE
PërgjigjuProtoduar! Lesht e currit do moresh. Legen. Fain e kan medjat qe ju vin nga mbrapa,o cuni ku***s
PërgjigjuSalilusherit dhe shpellaret janë në vetmi të plotë dhe në mjerim , unaza do behet
Përgjigju