Protesta zbehet në ditën e 5-të! Tensione te Drejtoria e Policisë, protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik te pema e Vitit të Ri, hidhet gaz lotsjellës! Disa të shoqëruar

TIRANË- Në ditën e pestë, protesta për Klodjanin është zbehur! Në ndryshim nga 4 ditët e kaluara, këtë të diel ka pasur një prezencë më të ulët të pjesëmarrësve, edhe pse nuk kanë munguar aktet dhunës, ku janë hedhur gurë e sende të forta në drejtim të policisë, por nuk kanë shpëtuar as semaforët, sinjalistika rrugore e stacionet e autobusëve.

Edhe mbrëmjen e sotme përpara kryeministrisë janë mbledhur disa protestues ku siç duket nga pamjet, organizatorë janë ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi dhe ish-deputeti tjetër i LSI-së Përparim Spahiu.

Protesta përgjithësisht ishte e qetë, por situata u tensionua për disa minuta te Drejtoria e Policisë ku protestuesit sulmuan efektivët e FNSH-së, por që policia iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë duke i shpërndarë. Marshimi i protestuesve nisi nga Sheshi  'Skënderbej' drejt Kryeministrisë dhe më pas te drejtoria e Policisë.  Atje nuk u lejuan të qëndronin nga kordoni i policisë, duke bërë që protestuesit të niseshin drejt sheshit sërish, aty ku nisi dhe marshimi. Edhe në shesh, u hodh sërish gaz lotjsellës pasi turma e protestuesve tentuan që të çanin gardhin metalik të vendosur të Pema e Vitit të Ri. Si pasojë e gazit, turma u nis drejt 'Zogut të Zi' ku dhe u mbyll si protestë. Bilanci është i njëjtë, ku disa persona janë shoqëruar në Komisariat. 

Në ndryshim nga protestat e kaluara, sot u panë disa simbolika, ku gjatë marshimit protestuesit janë shtrirë në tokë në mënyrë simbolike kundër dhunës së policisë, ndërsa më pas janë kapur përkrahu për të krijuar një lloj kordoni mes tyre. Organizime ka pasur edhe në rrethe!  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:24
Protestuesit i drejtohen Zogut të Zi, kaos në trafik, shoqërohen disa protestues! Ndërhyjnë Shqiponjat

Protestuesit i janë larguar nga sheshi "Skënderbej" pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe i janë drejtuar Zogut të Zi. Protestuesit po ecin rrugëve të çorientuar pa pasur një itinerar konkret. Prania e tyre te Zogu i Zi ka shkaktuar kaos në trafik, ndërsa ka pasur edhe disa shoqërime të protestuesve nga forcat Shqiponja.

Ora 20:11
Jo më 'Drejtësi për Klodjanin', protestuesit thirrje 'Rroftë Sali Berisha' me dy gishtat lart

1607886867_protestaaaaaa.jpg

Protestuesit harrojnë thirrjet "Drejtësi për Klodjanin" dhe me dy gishtat lart dhe me thirrjet “Rroftë Sali Berisha”  i drejtohen drejtuar zonës së Bllokut në Tiranë. 

Ora 20:10
Protestuesit tentojnë të heqin gardhin e policisë te Pema e Vitit të Ri, hidhet sërish gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre

FNSH ka hedhur gaz lotsjellës në sheshin 'Skëndërbej' pasi protestuesit janë afruar dhe kanë tentuar të heqin gardhin metalik të vendosur rreth pemës së Krishtlindjeve.

Ora 19:57
Pasojat nga protesta/ Tabela të shembura dhe stacione autobusësh e semaforë të shkatërruar

Kur kanë kaluar rreth një orë nga nisja e protestës, edhe kësaj radhe nuk kanë munguar shkatërrimi i pronës publike. Tabelat e rrugës janë shembur, teksa nuk i kanë shpëtuar dhunës as stacionet e autobusëve. Siç shihet në pamjet që  Report Tv sjell, ku stacion i autobusit te kryqëzimi në hyrje të Bllokut, është dëmtuar totalisht, ku i janë thyer xhamat.

1607885876_63adee5733da47a89de7e0d1dd1acc90.jpg

Shkatërrohet sinjalistika rrugore në ish- Bllok

Shkatërrohet semafori në ish- Bllok

 

1607885961_4555.jpg

Stacioni i autobusit në ish- Bllok

 

1607885987_rusja.jpg
Fasada te ambasada ruse
Ora 19:50
VIDEOLAJM/ Protestuesit i vënë flakën mbeturinave, qytetari shkon dhe fik zjarrin

 

 Disa të rinj i kanë vendosur zjarrin disa mbeturinave në rrugë, por kjo nuk është lejuar nga një tjetër qytetar në protestë, i cili ka vajtuar për ta shuar atë menjëherë.

Ora 19:36
Me 2 gishta lart dhe thirrjet 'Rama Ik', protestuesit në Lushnje 'harrojnë' Klodjanin! Organizatorja: Takohemi në protesta të tjera

Me dy gishtat lart, protesta në Lushnje nuk dukej si një organizim për të kërkuar drejtësi për Klodjan Rashën, të riun që u vra nga policia, por u ngjante protestave të thirrura nga opozita. Në sfond dëgjoheshin në kor thirrjet "Rama ik", ndërkohë që një nga organizatoret në mbyllje falenderoi pjesëmarrësit dhe u la takim për t'u mbledhur në protestat të tjera.

"Faleminderit për protestën dhe përfaqësimin e madh! Sot Lushnja tregoi që nuk i nënshtrohet diktaturës, nuk jetojmë dot të diktaturë. Natën e mirë dhe takohemi në protesta të tjera", tha ajo.

Ora 19:30
Protestuesit të shpërndarë në rrugë mes ish Bllokut dhe Drejtorisë së Policisë

1607884713_skaprotestues.jpg

Pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe moslejimit të kalimit të protestuesve te Drejtoria e Policisë, ata janë shpërndarë në kryqëzimin mes zonës së ish Bllokut dhe Drejtorisë së Policisë. Pas tensioneve për disa minuta, situata është qetësuar, ndërsa protestuesit po vijojnë të qëndrojnë në rrugë.

Ora 19:29
Tensionohet situata të Drejtoria e Policisë, shoqërohen disa protestues

 

FNSH ka shoqëruar disa protestues pasi kanë tentuar të kalojnë në rrugën te Drejtoria e Policisë, por ajo ka qenë e bllokuar nga efektivë e policisë. Kjo ka bërë që të ketë tensione dhe të shoqërohen disa nga protestuesit.

Ora 19:22
Protestuesi për Report Tv: Unë jam një student, s'dua t'ia di për PD e PS! Kemi qenë të frustruar nga policia! S'dinë të sillen e të komunikojnë! Duhet ndryshim rrënjësor

Ajo që në fillim nisi si një protestë në emër të Klodjan Rashës, ku kërkohej drejtësi, tani ka nxjerrë në pah revoltën e të rinjve ndaj policisë.

Report Tv me gazetaren Eliza Gjediku ka pasur një komunikim me një nga protestuesit, i cili thotë se nuk është i nxitur nga asnjë parti politike. Ajo që e ka shtyrë që të dalë në shesh është dhuna psikologjike e fizike që uniformat blu kanë ushtruar! Sipas të riut, një student nga Tirana, Policia çalon në mënyrën e komunikimit dhe për këtë është i nevojshëm një ndryshim rrënjësor, jo vetëm largimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj apo Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. 

"Unë jam student, jetoj në Tiranë. Kam parë lajmë që thonë janë militant partie, jam asnjanës nuk dua t'ia di për PS e PD. Kam dalë për dhunën psikologjike e fizike për ne, dje po më ndalonin 5 policë, duke më thënë "direkt që do të çojmë në rajon" kur unë dola për punët e mia. Dua të tregoj që nuk jam dakord me dhunë  psikologjike, kemi qenë të frustruar nga policiët. Unë jam njeri dhe jam dakord që policia është një profesion i vështirë, mënyra që çalon është komunikimi dhe sjellja, dua që të ndryshohet kjo frymë. Nuk është vetëm largimi i drejtorit të Policisë së Shtetit, duhet ndryshuar e gjithë struktura, nuk di si si mund të ndryshohet kjo gjë", tha ai, teksa vihet re se është i pajisur me shall e kapele, që e penon identifikimin e tij. 

Ndalur të dhuna e minorenëve që është raportuar në 4 protestat e kaluara, ai tha se nuk është dakord, por shtoi se kurrsesi nuk duhet të cilësohen si sjelle kriminale.

"Unë mendoj se janë disa veprime të tepruara, por jo aq sa të konsiderohen kriminale. Kemi parë gjithë këto vite që policia po i rreh minorenët, ato ca shohin ca bëjnë, nuk besoj se janë ndikuar nga forca politike, njoh shokët e mia, unë nuk dua tia di për Ramën, Berishën, Bashën. Unë jam sportist dhe e shoh që sporti nuk vlerësohet.  Nuk dua të iki jashtë për një të ardhme më të mirë. Prandaj jam sot në protestë", tha ai.

Ndërkohë, një protestues tjetër, minoren, tha se ka dalë në protestë për "të drejtat e tij", por nuk tha asgjë të drejtë që i është mohuar.

"Po protestoj për të drejtat tona", tha minoreni dhe u largua. 

Ora 19:21
Protestuesit gjuajnë me gurë drejt FNSH, hidhet gaz lotsjellës dhe ujë te Drejtori e Policisë

 

Protestuesit nuk janë lejuar të hyjnë në rrugën e Drejtorisë së Policisë, ku FNSH ka krijuar një kordon në fillim të rrugës duke mos lejuar kalimin e protestuesve. Gjithashtu sapo protestuesit janë afruar është hedhur gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e protestuesve. Gjithashtu protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të polcisë që kishin krijuar një kordon mbrojtës për të mos lejuar kalimin e tyre.

Ora 19:12
Protesta zbehet në ditën e 5-të, pamjet e protestuesve nga lartë

Protestuesit nga sheshi Skëndërbej janë nisur drejt Kryeministrisë. Ndryshe nga ditët e tjera numri i protestuesve është më i ulët dhe protesta po zhvillohet si një marshim paqësor. Në videon dhe fotot e siguruara nga Report Tv shikohet protesta me pamje nga lartë, ku numri i protestuesve është më 'i vakët' dhe se protesta ka nisur të zbehet në ditën e saj të 5-të. Ajo që nisi si protestë për vrasjen kundër Klodjan Rashës, sot kërkohet t'i jepet fund dhunës policore dhe të largohet Ardi Veliu.

Ora 19:02
Organizatorët ndryshojnë strategjinë e protestës? Në krye tani dalin hapur ish- deputetët e LSI, Floida Kërpaçi dhe Përparim Spahiu

1607885412_80b5edc2400a4e89b18ad2fd32e77228.jpg  

Pas kritikave të shumta, organizatorët kanë ndryshuar strategjinë e protestës në sheshin ‘’Skënderbej’’, ku deri tani nuk ka asnjë prani dhunë, or thjeshtë një marshim i qetë i protestuesve të shoqëruar me thirrjet ‘’Rama ik’’ dhe “Shqipëri etnike”.

Ajo që vihet re, është pjesëmarrja e funksionarëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Mes tyre është edhe kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi. Edhe mbrëmjen e sotme përpara kryeministrisw janë mbledhur disa protestues ku siç duket nga pamjet, organizatorë janë ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi dhe ish- deputeti tjetër i LSI-së Përparim Spahiu.

Ora 19:01
Protestuesit thirrje te Kryeministria: Edi Rama halabak, Edi Rama skizofren! Lironi shokët tanë

Thirrjet "drejtësi për Klodjanin", në këtë protestë të pestë janë zëvendësuar me "Edi Rama halabak","Edi Rama skizofren". Ndërkohë, një nga protestuesit kanë kërkuar që të lirohen protestuesit e arrestuar.

Ora 18:57
Qytetarët e Cërrikut ndezin qiri për Klodjanin, marshojnë drejt qendrës paqësisht

 

Qytetarët e Cërrikut kanë protestuar mbrëmjen e sotme në një protestë paqësore ku kanë marshuar drejt qendrës. Gazetari i Report  Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se protestuesit kanë bërë homazhe për Klodjanin duke ndezur qirinj së bashku me foton e tij.

Ora 18:52
Të kapur krahë për krahu, të rinjtë zhvendosen nga sheshi drejt Bulevardit 'Dëshmorët e Kombit'! Thyejnë një reklamë në rrugë

 

Të kapur krahë për krahu, të rinjtë kanë zhvendosur protestën nga sheshi "Skënderbej" drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Marshimi ka qenë kryesisht i qetë me thirrje "Rama ik", por nuk ka munguar në një moment kur një nga protestuesit ka thyer një nga tabelat e reklamave në rrugë.

Ora 18:47
Protesta paqësore në Sarandë: Drejtësi për Klodjanin

 

Protestat e nisura prej disa ditësh të cilat janë shtrirë në të gjithë vendin, janë zhvilluar edhe  Sarandë.  Shoqëria civile, të rinj dhe minoren protestuan paqësisht në sheshin "Nënë Tereza".

Me qirinj dhe pankarta në duar ata kanë kërkuar drejtësi për Klodjan Rashën, i cili u vra nga një efektiv i policisë. Protesta ka zgjatur rreth 30 minuta dhe më pas të rinjtë janë shpërndarë.

Ora 18:44
'Stop dhunës, jemi me ju', shqiptarët në SHBA ndezin qirinj për Klodjan Rashën

Shqiptarët në Amerikanë kanë zhvilluar një protestë paqësore dhe homazhe duke ndezur qirinj për vrasjen e të riut Klodjan Rasha. Homazhet janë zhvilluar para Ambasadës shqiptare në SHBA, ku në murin e saj është vendosur foto e Klodjanit dhe janë ndezur qirinjtë. Në pankartat e diasporës shkruhet "stop dhunës" "Diaspora është me ju" etj.

Ora 18:44
'Stop dhunës nga policia', disa protestues shtrihen në rrugë   

 

Në mënyrë simbolike disa protestues janë shtrirë në rrugë në mënyrë që të mos dhunohen më nga policia.

Ora 18:27
Fillojnë grumbullimet e para në sheshin 'Skënderbej'/ Policia: Shpërndahuni, nuk lejohen grumbullimet! Protestuesi: Të largohet Ardi Veliu, ka manipuluar provat

Kanë filluar grumbullimet e para në sheshin "Skënderbej". Policia ka tentuar shpërndarjen  e tyre pasi nuk lejohen në grumbullimet në kohë COVID-i.

Policia: Shpërndahuni, nuk lejohen grumbullimet.

Gent Sejko: Polici që ka dalë jashtë kontrollit, po rrimë si qytetarë të lirë, ndërkohë që kur ishte pema e ndezur rrinin të gjithë grumbull. Kemi dalë të protestojnë, bëjnë mirë të mos provokojnë.

Protestuesi: Përgjegjësinë e ka Ardi Veliu, ai ka manipuluar provat. Ardi Veliu është munduar të manipulojë provat, ka 3 deklarata kontradiktore.

Ora 16:32
Protesta e pestë për Klodjan Rashën/ Në Vlorë vetëm 4 qytetarë: Kërkojmë të ndihemi të mbrojtur dhe jo të vritemi nga policia

1607881347_1607874161Vlore.JPG

Thirrjes për të zhvilluar një protestë të pestë në emër të drejtësisë së Klodjanin i janë përgjigjur vetëm 4 persona në qytetin e Vlorës. Ato kanë dalë pasditen e sotme para Policisë së Vlorës me parulla dhe flamurin kuqezi.

"Është për të ardhur keq që qyteti jonë hesht për një kauzë kaq të madhe", tha njëri prej tyre.

"Do ta ushtrojmë të drejtën e protestës edhe nëse askush nuk na bashkohet".

"Kërkojmë të ndihemi të mbrojtur dhe jo të vritemi nga policia, duam largimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë, ai është përgjegjës për dhunën policore".

"Jemi për të protestuar ndaj dhunës policore që është kthyer në formë konstante vitet e fundit dhe kërkojmë ristrukutimin e policisë dhe drejtësi për Klodjanin që u vra padrejtësisht nga polici".

"Po jetojmë në një kohë kur skandalet me policinë sa vjen dhe po thellohen. Policia ka keqvepruar me Astirin, teatrin, rrahën një 16-vjeçar dhe pastaj vranë një 25-vjeçar. Më është cenuar ndërgjegjja qytetare dhe duke më cenuar kjo është ajo që më ka detyruar që të dalë të protestojë, prandaj kërkojmë dorëheqjen e zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit", thonë protestuesit.

Ndërkohë që gjithë vendi ditët e fundit është përfshirë nga protesta paqësore por edhe me incidente, qytetarët vlonjatë qëndruar në heshtje me përjashtim të disa organizimeve të FRPD dhe LRI.

Ora 16:00
Protesta në Tiranë, policia 'blindon' hyrjen nga Fushë Kruja! kontrolle mjeteve, furgonëve e autobusëve

KRUJË- Pak para nisjes së protestës së pestë në emër të Klodjan Rashës, Policia ka ngritur postblloqe në dalje të Fushë- Krujës.

Report Tv mëson se kontrollet me qëllimin identifikimin dhe ndalimin e elementëve problematik që posedojnë sende të forta apo armë.

Kontrollet i janë nënshtruar automjeteve private, por edhe furgonëve e autobusëve që transportojnë pasagjerë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sami ameni: 14/12/2020 18:34

    POPULLI I TIRANES TE DALE NE RRUGE DHE TI MARRE ME SHQELMA DHE ME GRUSHTE KETA maloke te poshter,,,qe duan te na shkatarrojne qytetin,,,,mos rrini duarkryq o njerez,,,ngrihuni ,dhe bjeruni,,,,,mos i lini shpellaret ti afrohen tiranes dhe te shkatarrojne semafore e dyqane,,,,armatosuni dhe rrini brenda dyqaneve tuaj ,,,kush te afrohet qellojini pa pike meshire....sy per sy e dhemb per dhemb...

    Përgjigju
  • ylli: 13/12/2020 23:41

    ORE kush e di c'fare funksioni kane keto shqiponjat ne tirane...?????

    Përgjigju
  • ghaghaha: 13/12/2020 23:10

    i paskeni zbuluar dhe orghanizatotret e sotem, urime

    Përgjigju
  • Niku: 13/12/2020 22:29

    O diaspora kur thoni stop dhunes duhet ta sqaroni “STOP DHUNES NGA TE GJITHA PALET”kjo eshte e drejta

    Përgjigju
  • Aliu: 13/12/2020 19:17

    Dolen ujqerit nga strofkullat. Po surratin pse e fshehin trimat

    Përgjigju
  • polici eshte hero: 13/12/2020 19:07

    Po ca ka manipular policia o analfabeter qe vini era shurre nga tutat qe keni vesh? Provat i ka prokuroria, ka armen dhe pamjet filmike. Arma eshte e viktimes. Ju doni policine franceze ta bej Tiranen sic beri sot Parisin. Te rrahur live ne mes te qytetit edhe brenda ne shtepite e tyre i ndiqnin. O media leshi pse nuk nxirrni pamjet e policise franceze sot ne Paris se jane bere shqipot budallenj mendojne se policia eshte kujdestar kopshti apo psikologer te merren me te drogaxhinjte dhe shurraket.

    Përgjigju
    • Bxl: 14/12/2020 08:17

      Ti qenke kokrra e k.... ne France i rrahin policet dhe i djgin edhe makinen po ashtu dhe ne Belgjik !!! Ti je nje qun mamaje qe din te shash ne comente ; Ata nuk kerkojn dhunë ndaj policis sepse policine e kemi te na mbroj ,pa polici ska shtet as mbrojtje por jo te na vras sepse nje polic psikopat e trap si ti qe ka urrejtje ndaj popullit te tij sepse eshte nga veriu apo jugu e te vrasin njerz sepse ska dialog e nuk di te zbatoj detyren siç duhet nuk eshte e drejt. Ja per çfar flitet !!!!! Policia ka vlerat e veta dhe nje punë shume te veshtir qe janë per tu vlersuar shume dhe jo tja hedhim posht per nje gabim qe beri nje polic. Shpresoj qe te ndodhin ty dhe te gjith atyre qe komentojn si ty me nje nga ata policë qe i ka ndodhur ati te ndjerit .

    • vbeni: 13/12/2020 23:11

      hahahaha cna knenaqe mor anonim, arma e viktimes thote, lexo lexo se te ka lene rama me p[robleme mendore

  • ganiu: 13/12/2020 18:57

    Doli kafsheria! Doli kafsheria! Doli kafsheria nga kafazi te qelbe Tiranen. O Edi Rama a do besh ndonjehere shtet apo jo? a ke polici, sherbim sekret, a ke inteligjence o rob qe po na dalin huliganet e tifizerive te Metes dhe zhulsat e FB me ate Genc Sejkon ne krye, ate zhulsin qe ma era perc

    Përgjigju
  • kafsheria: 13/12/2020 18:47

    doli kafsheria doli ,por nuk din se per cfare doli..doli se keshtu eshte urdheri,ska rendesi se kush ua nguli//te na ik ard veliu se gjithe fisin ketyre ua q......doli kafsheria doli te na mbroj lulken dhe liken se na u trashe muni-ka.perpara o kafsheri se po vjen viti ri...perpara o kafsheri se debila dhe analafabeta do9 ngeleni..je si ata qent qe ju japin nje kocke dhe beni sikur dini cdo gje...sa te neveritu qe jeni...njerez pa moral pa dinjitet pa pertsonalitet

    Përgjigju
  • Artan: 13/12/2020 18:36

    Ore te protestojne kur te mos kete me virus dhe per me teper te mos shkaterrojne.

    Përgjigju
  • goni: 13/12/2020 18:35

    i shikoni kafshet pa maska ne kohe Covidiane? Flasin si talebane dhe i hedhin peshtymen e tyre te shpifur gazetareve dhe policeve ne fytyre. ME ate surrat Sejkon ne krye

    Përgjigju
    • Lui: 14/12/2020 14:58

      @Lui: E kam fjalen per zgjedhjet qe ju i keni frike se e dini shume mire qe nuk i fitoni dhe per me teper as nuk perpiqeni te keni nje tendence qe te terhiqni popullin me alternativa qeverisese. Keni mungese idesh dhe si rrjedhoje zgjidhni kete rruge, duke shpresuar qe ne popull te krijohet perceptimi qe keni ju ne koke. Por ja qe sondazhet e tregojne me se miri perceptimin ne popull. Sa per zgjedhjet, eshte e njejta situate kur thonim ne 2013 qe me Saliun nuk fitohet se nuk behen zgjedhje (ne fakt e ka treguar ne ‘96 qe ai eshte babai i shkaterrimit te zgjedhjeve). Por PS arriti te binde popullin qe eshte alternative qeverisese. Plus dhe PD e degradoi shtetin. Nese i kthehesh pak historise se bindjeve politike te popullit shqiptar, PD ka qene gjithmone minorance. Sepse populli i dha nje shanc ne ‘92 e votoi ne shumice te madhe, por ish sekretari i partise shoku Sali Berisha e shkaterroi jo vetem PD dhe Shqiperine, por shkaterroi kulturen qytetare te shoqerise dhe i krijoi shqiptareve ndjenjen e shkaterrimit dhe mos respektimit te rregullave themelore sic ishte respektimi i prones publike dhe private, duke e vjedhur e duke e shkaterruar. Dhe sa per info, une jetoj ne Shqiperi. Por ju kujtoni se ne qe mendojme keshtu jetojme jashte, sepse nuk e imagjinoni dot qe ne Shqiperi jetojne dhe njerez normale me parime dhe qe e duan dhe e respektojne ligjin. Ju kujtoni se ketu jetojne vetem ai grusht njerezish si ju qe duan rrumpallen!

    • Une: 14/12/2020 11:40

      per @Lui e di ti ne fakt o spermadoli i Saliut nga shpella e Shqup dhe nga Leshi i Mones si eshte qeveria ne Norvegji! Ju halabaker i dini te gjitha.

    • @Lui: 14/12/2020 10:25

      Për çfarë “zgjedhje” e ke fjalën Zotrote?! Me të vërtetë mendon se deputet dhe kryetarët e bashkive janë produkt i zgjedhjeve të ndershme dhe të barabarta?! E di ç’bëhet në Shqipëri ti? Apo rri e rri e çaj ndonjë shalqi! Ju e doni Shqipërinë vetëm për pushime. Na komentoni sikur bëhet fjala për qeverinë Norvegjisë dhe jo për qeverinë që na ka katandisur në këtë derexhe

    • Lui: 14/12/2020 08:36

      Or mik i protestes, meqe jeni kaq te mllefosur me PPP, apo korrupsion dhe ia nxirni inatin tabelave apo semaforeve, duroni dhe 4-5 muaj dhe hidheni me vote kete qeveri. Vetem mos shkaterroni sepse juve do ju duhet te mblidhni taksa per t'i rivene perseri te reja tabelat apo kazanet e plehrave. Mgjs ca flas une kot, juve nuk dini te beni pune qytetare. Ju jeni kampion si ta coni shtetin ne degradim. Ju shkaterrimin e keni piken e pare te kushtetutes suaj partiake. Te gjithe presin nje alternative qeverisese nga PD, kurse juve vazhdoni avazin e vjeter. Ju lumte, se ia dhate edhe mandatin e trete Edi Rames.

    • Une: 13/12/2020 20:18

      Ne France o taksapagues policia ju futi shkopin nga bytha sot vandaleve. Hap youtube e plasi syt. Te tjerat qe thua jane pordhe me rigon. Po thuaj ketu po tallin trapin me qeveri e me parti me parate tona vajten 5 dite dhe ende ka budallenj si ty qe na tregon PPP dhe korrupsionin apo ju ha palla shume per ate.viktimen qe kishte dal per kafe ne 2 te nates.

    • @taksapagues: 13/12/2020 19:35

      Or mik po na vjedhin me tendera, me PPP, me korrupsion por ty të dhimbsen banderolat. Vjen vetëm për pushime në Shqipëri ti prandaj. Po nëpër Evropë protestojnë? Si protestojnë o klluf?

    • Taksapaguesi: 13/12/2020 19:11

      Protestoni sa te doni,vetem mos shkatrroni pronen e pergjitheshme.Sa per RVOLUCION do ta merrni pergjigjen ne 25 prrill.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)