TIRANE- Kjo është Dorina Lesi, 15-vjeçarja nga Rrësheni, e cila edhe pse është një fëmijë më aftësi të kufizuara, asgjë nuk e ndal atë për të shfaqur pasionet e saj. I pëlqen shumë të pikturojë, e meqenëse është në prag festash, ajo na tregon se ka vizatuar edhe një pemë krishtlindjesh ku ka shprehur dëshirat e saj. Përveç pikturës një tjetër pasion i saj, është të recitojë vjersha.
Dorina qëndron në qendrën gjysmërezidenciale “Pëllumbat” prej muajit shtator, dhe ashtu siç tregon nëna e saj, ndryshimi është i dukshëm. Por ajo nuk është e vetmja. Si ajo, ka shumë persona me aftësi të kufizuar në të gjithë botën të cilët sot kanë ditën e tyre për t’ju kujtuar se nuk janë vetëm. Zv/ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Bardhylka Kospiri, kupton më mirë se kushdo vështirësitë me të cilat ata duhet të përballen.
Pasi ka vizituar qendrën në këtë ditë, Kospiri tha se institucionet duhet të ndërgjegjësohen dhe të punojnë më shumë për këtë shtresë.
“Vetë qeveria ka në vëmendje dhe Ministria e Mirëqenies Sociale po punon që të kemi një vlerësim real të gjitha kategorive të aftësisë së kufizuar duke vlerësuar jo më mangësitë që ata kanë por aftësitë dhe kapacitetet që ata kanë për t'i përdorur, më tej pastaj që ata të mund të integrohen e më pas të punësohen”, tha Kospiri.
Pranë qendrës “Pëllumbat” është hapur edhe një qendër ditore me financim të programit italo–shqiptar “Për konvertimin e borxhit për zhvillim”, e cila synon zhvillimin e formimit profesional dhe përfshirjen në punë të personave me aftësi të kufizuara.
“Në bashkëpunim me qendrat e formimit profesional nr 1 dhe 4 në Tiranë dhe më Shërbimin Kombëtar të Punësimit, kemi bërë të mundur nxitjen e kurseve për këto persona, mbasi kanë kryer kurse, si autoofiçina, parukeria, bojatisja. Janë trajnuar 6 fëmijë, 6 përfitues nga 16 - 28 vjeç dhe 4 prej tyre jemi në negociatë me kompaninë "Green Recycling" për t'i punësuar”, tha Aurel Çuko, drejtor i programit IADSA.
Janë rreth 160 mijë persona me aftësi të kufizuara në të gjithë vendin të cilët kanë nevojë për formim profesional dhe integrimin e tyre në tregun e punës. Pritet që ky program të shtrihet në të gjitha qendrat e personave me aftësi të kufizuara.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO