Dita e Australisë, festa në plazh dhe protesta pavarësisht COVID-19

Dita e Australisë, festa në plazh dhe protesta pavarësisht COVID-19

Dita e Australisë është festuar krejt ndryshe kësaj, ku pavarësisht masave kufizuese mijëra australianë mbushën plazhet për të festuar ditën e tyre kombëtare.  Shumë u dyndën në plazhet më të njohura si Bondi Beach dhe Gold Coast. Dhe në shumë vende policia u detyrua të ndërhyjë për të anuluar shumë festa në breg të detit.

Por shumë të tjerë vendosën të festojnë ndryshe: duke protestuar.

26 janari shënon mbërritjen e britanikëve në kontinent në vitin 1788, një ngjarje që shumë aborigjenë, apo banorët autoktonë të Australisë e cilësojnë si “dita e pushtimit”.

Këngët e "Black Lives Matter " u dëgjuan gjatë tubimeve në të gjithë vendin.

Pesë persona u arrestuan të martën në protesta kryesisht paqësore. Për të tjerët, kjo ditë ishte thjesht një arsye për të festuar dhe për të veshur bikini në temperaturat e nxehta të vendit.

Rreth 2,000-3,000 njerëz u mblodhën në Sidney. Policia arrestoi disa persona për shkelje të rregullave të sjelljes publike dhe përplasje me policinë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?