FIER- Homazhe në nderim të të rënëve në Luftën Nacional Çlirimtare janë kryer edhe në rrethe. Nderime janë bërë në Fier, ku i pranishëm ka qenë kreu i grupit parlament i PS-së, Gramoz Ruçi, në Berat ku ka qenë ministri i Drejtësisë, Nasip Naço. Në Elbasan homazhe janë kryer vetëm nga të majtët, ndërsa të djathtët kanë bojkotuar nderimet. 

RUÇI: KEQARDHJE PËR MUNGESËN E TË DJATHTËVE

Në qytetin e Fierit, deputetë të Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar  i PS-së, Gramoz Ruçi, i cili ka shprehur keqardhje për mungesën e të djathtëve në homazhe në respekt të të rënëve për lirin e vendit.

“Vlerësoj kontributin e dëshmorëve dhe shpreh keqardhje për mospjesëmarrjen e opozitës në homazhe

Kreu i këshillit të qarkut Fier, Robert Bitri ka vlerësuar figurën Enver Hoxhës për meritën në luftën anti-fashiste.

ELBASAN, TË DJATHTËT BOJKOTOJNË HOMAZHET
Nderime janë bërë edhe në qytetin e Elbasanit nga deputetët e PS-së, ndërsa të djathtët kanë bojkotuar homazhet.

HOMAZHE NË BERT

Ministri i Drejtësisë , Nasip Naço ka kryer homazhe në qytetin e Beratit.
 
“Unë besoj se jemi së bashku sot këtu në 5 maj, Ditën e Dëshmorëve. Lavdi të përjetshme dëshmorëve të cilët me gjakun e tyre na bëjnë krenar sot që të jemi ndër ato vende të cilat aspirojnë për të qenë vende të Bashkimit Europian sepse ishin vende që u aspiruan në Luftën e Dyte Botërore.
 
Sigurisht që dhe pak ditë na ndajnë për marrjen e statusit, sigurisht që qeveria shqiptare dhe mazhoranca ka bërë të gjitha përpjekjet e duhura me reformat e nevojshme brenda një kohë shumë të shkurtër që ne ta përfitojmë këtë status’, ka thënë Naço për gazetarët në Berat. 

HOMAZHE NË KORÇË, PJESËMARRËSE EDHE DEPUTETJA E PD

Homazhet në nderim të 5 Majit janë zhvilluar si çdo vit në Korçë në varret e Dëshmorëve. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë deputetë të zonës, përfaqësues të pushtetit vendor dhe lokal dhe familjarë të dëshmorëve të rënë gjatë luftës, ndërsa u vu re edhe pjesëmarrja e deputetes së Partisë Demokratike Elena Qirici.

NDERIME NË DURRËS DHE SHKODËR

Qyteti bregdetar i Durrësit gjithashtu ka nderuar dëshmorët e tij të Luftës Nacional Çlirimtare në këtë ditë, teksa në varrezat e dëshmorëve si çdo vit janë kryer homazhe për të përkujtuar sakrificën tyre për lirinë e atdheut.

Shkodra gjithashtu ka kujtuar 5 majin, ditën e dëshmorëvë teksa në varrezat e dëshmoreve janë mbajtur homazhe, ku të të pranishëm ishin poltikanë qëndrorë e vëndore.
Të pranishmit ndërsa vlerësuan vepren e atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut, nuk kursyen kritikat karshi pushtetit vendor që drejtohet nga të djathtët për mungesës e kujdesit ndaj varreava të dëshmorëve.
 
 Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)