Stilisti i ri i Christian Dior, Raf Simons prezantoi koleksionin e tij në ditën e dytë të javës së modës në Paris. Mbas vdekjes se Christian Dior shtëpine e modës e drejtuan stilistë të ndryshëm ku mund të permendim nga Gianfranco Ferre për të vazhduar me të famshmin John Galliano dhe duke perfunduar me Raf Simons.

Simons ka prezantuar Koleksionin e tij pranverë/verë 2013 të frymëzuar nga bota e magjishme e përrallave. Pavarsisht motit të acartë jashtë, ambienti i brendshëm dukej si një kopsht përrallor me gardhe jeshile dhe pemë. Modelet me lëkurën e tyre të zbehtë, flokët e shkurtra dhe buzët e plota me një ngjyrë të kuqe të dendur ngjasonin si zana në një kopsht të magjepsur.

Të gjitha ngjyrat klasike që i përkasin një stine të ngrohtë ishin të përfshira në këtë pasarelë ku veshjet ishin trajtuar me shumë feminilitet dhe delikatesë në dizenjim. Në këtë koleksion pranverë/verë u prezantuan edhe kostume me xhaketë dhe pantallona duke iu përshtatur më së miri kohës së lirë.

Gjithashtu rripat e hollë në mes kanë qenë shumë të popullarizuara verën e kaluar dhe do të jenë në modë edhe gjatë këtij sezoni. Kjo veshje përshtatet mirë me të njëjtën ngjyrë me nuanca të errëta dhe prerje klasike. Mes shumë të ftuarve special ishin Jessica Alba, Rosamund Pike, modelet Laetitia Casta dhe Natalia Vodianova, si dhe ish-Zonja e Parë franceze Bernadette Chirac.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com