​Në ditën ndërkombëtare e emigrantëve, Partia Demokratike tha se Shqipëria është kthyer në vendin e azilkërkuesve, për shkak të keqqeverisjes.

“Në ditën ndërkombëtare të emigrantëve , minimalisht qeveria duhet të kishte detyrimin ligjor të dilte me statistika zyrtare për këtë eksod masiv dhe jo të manipulonte publikun kombëtar e ndërkombëtar, se shqiptarët që braktisin vendin i përkasin emigrantëve të Greqisë dhe Italisë. Ka vetëm një të vërtetë për eksodin dhe azilkerkuesit dhe, ajo është skamja dhe dëshpërimi që ka mbjellë kjo qeveri dhe kjo mazhorancë e krimit. Fatkeqësi që vendin e kanë lënë të rinjtë dhe shqiptarët me energji pune, të cilët nuk shohin shpresë për jetë normale në atdhe,” u shpreh kreu i Departamentit te Emigracionit dhe Diasporës, Bardh Spahia.

Sipas tij largimi I qeverisë ëhstë e vetmja rrugë për shpëtimin e vendit.