Dita e Familjes/ Bashkësitë fetare thirrje politikes: Jo arrogancë e urrejtje, më shumë politika sociale

Roli i familjes në shoqëri po vjen duke u zbehur ndaj dhe është detyrë e të gjithë institucioneve, në veçanti e politikës që të investojë më tepër te familja. Në ditën botërore të familjes, përfaqësues të feve të ndryshme në Shqipëri i drejtojnë një apel politikës shqiptare për të rritur vëmendjen te familjet, në mënyrë që të nxjerrin shoqërinë nga problematikat e shumta që kanë.

Për politikën shqiptare thirrja ime është ta marrin vesh se cfarë roli ka familja në funksionimin e shoqërisë dhe mos të nënvlerësojnë që ky gur themeltar ka për shoqërinë. Vështirësitë e shumta ekonomike po e degjenerojnë familjen shqiptare, dhe politikanët pikë së pari duhet të mendojnë për familjen dhe jo për karrigen. Arroganca, urrejtje, akuzat e ndërsjella brenda familjes sjellin përçarje, e njëjta gjë ndodh në familjen kombëtare nëse e konsiderojmë të tillë formësimin politik, se nëse nuk ka një qëllim të përbashkët  do gjenerojë efekte negative që do reflektohen te njerëzit” thanë përfaqësuesit fetarë.

Familja e shëndoshë është gjeneratori kryesor i një shoqërie të shëndoshë, i një të ardhmeje të sigurt, si dhe njëri prej faktorëve kryesorë të ecurisë normale të një shtetit. Kështu shprehet sociologu Edmond Dragoti i cili ndër të tjera shton se koncepti i familjes në shoqërinë shqiptare ka pësuar ndryshime duke i ulur rëndësinë kësaj të fundit.

Numri i atyre që lidhen me familje është gjithmonë dhe i paktë sepse brezat e rinj mendojnë për lidhje të natyrave të tjera, jo shumë të qëndrueshme për shumë arsye. Pamundësia për tu përshtatur me situatat e sotme, situata politike, ekonomike, bëjnë që familja të kalojë një kohë krize në ditët e sotme” tha ai. Qëllimi i shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e familjes, nxitjen e barazisë, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin, si dhe për të treguar proceset shoqërore, demografike dhe ekonomike që prekin familjet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 15/05/2019 18:09

    U themi bashkesive fetare te shikojnë vetem punet e feve, jo te bejnë politike as edhe gjoja si ”gjys të tillë” Shqiperia eshte vend laik. Feja dhe bashkesite fetare te mos futin hundet ne politikë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari