Shkodër/ Nasirin 10 vjeç ‘e vrau’ Tik-Tok! Mësuesja: Ishte lider në klasë, jemi të tronditur! Punonjësja sociale: Prindërit të tregohen të kujdesshëm

SHKODËR- Ngjarja e rëndë e 10-vjeçarit Nasir Ymeri, i cili humbi jetën aksidentalisht teksa po bënte një video në rrjetin social 'Tik Tok', ka tronditur mbarë opinionin në Shkodër, por në mënyrë të veçante stafin e shkollës 'At Gjon Karma', në Gurin e Zi. Mësuesja kujdestare Roberta Naraci ka treguar për mediet se Nasiri nuk kishte shfaqur problem, por ishte një fëmijë lider në klasë.

Në bankën ku ulej 10-vjeçari, tashmë është vendosur një tufë me lule të bardha, dhe mësuesja e emocionuar thotë se ajo e ka pasur nxënës që nga klasa e parë, ndërkohë që shton se ai kishte një sjellje shumë të mirë, duke nënvizuar se në shkollë është theksuar dhe folur për anët negative të rrjeteve sociale. Ajo thotë se ka komunikuar më familjarë të largët të fëmijës dhe ato janë të idesë se tentativa për të bërë një video në rrjetin social Tik-Tok ka çuar në vdekjen tragjike të 10-vjeçarit.

'Sot është shumë e vështirë për mua të flas për këtë ngjarje kaq të rëndë që ka ndodhur një nxënësi të klasës tonë. Nasiri ka qenë nxënësi im që nga klasa e parë. Ishte shumë tronditëse atëherë kur morëm lajmin, mund ta përshkruaj si  një nxënës shumë të mirë me arritje të mira me tipare të një lideri, një fëmijë shumë i shkathët, që rrezatonte mirësi dhe gëzonte gjithë respektin e shokëve dhe mësuesve. Kemi pasur një marrëdhënie miqësore me prindërit e tij, ato i janë përgjigjur gjithmonë kërkesave tona. Nuk kam fjalë që ta përshkuar rastin. Sjellja e tij ka qenë shumë e mirë asnjëherë nuk ka shfaqur probleme. Për sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale, ne theksojmë pafund negativitetit ose anët negative që kanë përdorimi i rrjeteve sociale. Unë i këshilloj që të jenë nën kujdesin e prindërve nëse i përdorim, i këshilloj të mos hapin faqet që nuk janë të rëndësishme për to. Kam arritur të komunikoj me familjarë të largët pak a shumë këtë ide kanë edhe ato por nuk janë të qartë. Kontrolli i prindërve nuk duhet të mungojë për asnjë arsye. Të them të drejtën jemi të gjithë të tronditur.'- tha mësuesja kujdestare.

Për punonjësen sociale Rajmonda Zenelaj, rasti është tejet i rëndë, ndërkohë që bën apel që prindërit të tregojnë më tepër kujdes ndaj përdorimit të rrjeteve sociale.

'Ngjarja e ndodhur në shkollën tonë është një ngjarje shumë e rëndë, dhe ka tronditur të gjithë mësuesit e shkollës, nxënësit por edhe mbarë komunitetin tonë. Nga vëzhgimet më para nxënësi nuk ka shfaqur asnjëherë më parë një shenjë agresiviteti apo shenjë depresioni apo diçka e tillë. Mendojmë se është rëni e pre rrjeteve sociale dhe në këtë rast dua të bëj një sensibilizim dhe një ndërgjegjësim për stafet psiko-social enë shkolla që të rrisim kujdesin ndaj qasje në internet ndaj përdorimit të telefonave dhe të bëhet një kujdes dyshosh ndaj përdorimit të rrjeteve sociale në mënyrë që të shmangen akte të tilla si këto. Gjithmonë e më e vështirë është të bëhet shmangia e rrjeteve sociale sidomos edhe me periudhën e pandemisë e cila rriti përdorimin e këtyre. në shkollë është i ndaluar telefoni, nuk përdoren në shkollë por në shtëpia besoj se ka një përdorim të gjerë. Është komunikuar me shkollën dhe me klasën në përgjithësi, por ky fenomen ka prekur nxënësit.'- tha punonjësja sociale.

Përmes të afermeve të familjes, Report TV ka mësuar se ngjarja ka ndodhur pasditen e 5 Majit, në katin e dytë të banesës, ku po kryheshin punime. Djali dyshohet se ka lidhur litarin në betoniere dhe ka tentuar te beje një loje akrobacie, por betonierja ka lëvizur duke bërë që i mituri të mbetej i varur në litar. Prindërit e kanë gjetur në gjendje te rende dhe e kane transportuar ne spital, ku ka nderruar jete. Naser Ymeri ishte fëmija i madh i familjes, ndërsa ka dhe një vëlla më të vogël. Po kështu është gjetur telefoni celular në video-record, çka shton dyshimet se 10-vjecari po regjistronte lojën për ta postuar në tik-tok. 

E përlotur, një banorë e zonës thotë se Tik-Toku i mori jetën fëmijës.

'Duhet me e hek Tik-Tokun. Na i myti fëmijët. Se kur e morëm vesh, nënat duhet të jenë  të kujdesshme. Mos u lini telefonat.'- tha ajo e përlotur.

Rrjetet sociale janë shndërruar në një rrezik të madh për të miturit në të gjithë botën, ku lojërat dhe sfidat që paraqiten aty janë kthyer në një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e të miturve dhe adoleshentëve, ndërkohë është për t'u dënuar fakti që aplikacioni 'Tik Tok' nuk vendos kufizime apo të ndalojë të miturit të jenë pjesë e këtij aplikacioni. Fëmijët dhe adoleshentët si kurrë më parë janë tepër të ekspozuar ndaj të tjerëve duke bërë që të bëhen pre e abuzimeve apo ngjarjeve të tilla tragjike që çojnë në vdekje vetëm  nga keqpërdorimi i teknologjisë.

1620378429_Sequence03.00005810.Still001.jpg

Lule ne banken e 10-vjecarit

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:47
Kishte lidhur litarin në betoniere dhe po bënte një lojë, por iu shtrëngua në qafë, 10-vjeçari po e regjistronte videon për ta postuar në Tik-Tok

1620380906_1592359361074078480869131658468538560568546n.jpg

Detaje të reja janë zbuluar për ndarjen tragjike nga jeta të 10-vjeçarit Nasir Ymerit, i cili humbi jetën aksidentalisht teksa po bënte një video në rrjetin social 'Tik Tok'.

Përmes të afërmve Report tv ka mësuar se 10 vjeçari ishte ngjitur në katin e dytë të banesës, aty ku po kryheshin punime. Ka lidhur një litar në betoniere dhe ka tentuar të bëjë një lojë, por gjithçka ka shkuar keq, betonierja ka lëvizur dhe litari i është shtrënguar në qafë.

Prindërit e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe e kanë transportuar në spital, ku ka ndërruar jetë. Naser ishte fëmija i madh i familjes Ymeri, ndërsa ka dhe një vëlla tjetër më të vogël.

Mësohet se është gjetur telefoni në video-record, ç'ka ka rritur dyshimet se i mituri po kryente një lojë për ta postuar në rrjetin social TIK-TiK. Lojë që përfundoi tragjikisht.

Ai ishte nxënës i shkollës se bashkuar në Gurin e Zi dhe siç e përshkruajne mësuesit nuk kishte shfaqur shenja depresioni, ndaj besoj se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

Ora 11:30
Sfida në Tik-Tok i mori jetën 10-vjeçarit, psikologu Dragoti: Prindërit t'i kenë nën kontroll, duhet të jenë në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët

 

Ndarja tragjike nga jeta e 10-vjeçarit Nasir Ymerit, i cili humbi jetën aksidentalisht teksa po bënte një video në rrjetin social 'Tik Tok', ka ngritur shqetësimin e përdorimit pa kontroll të rrjeteve sociale.

Psikologu Edmond Dragoti thotë në një intervistë për Report Tv, se është problemet në moshën e hyrjes në adoleshencë janë të vazhdueshme dhe se fëmijët përpiqen që të ndjekin tendencat e moshës. Por sipas Dragotit janë prindërit, që duhet të jenë shumë të kujdessshëm për fëmijët në këtë moshë delikate.

'Me aq sa u informova paraprakisht, është fjala për një fëmijë shumë aktiv dhe i suksesshëm në mësime, por veç të tjerash dhe shumë i përfshirë në rrjetet sociale. Probleme në këtë moshë në moshën e hyrjes në adoleshencë janë një problem i vazhdueshëm. Bashkëmoshatarët përpiqen që të ndjekin tendencat e moshës është një moshë shumë delikate dhe prindërit duhet të jenë të kujdesshme por prindërit i lënë jashtë kontrollit. Është një moshë ku ato duan të krijojnë personalitetin.  

Prindërit dhe familja jo vetëm mundet, por e ka për detyrë që të jetë në kontakt të vazhdueshëm më fëmijët të njohë interesat dhe dëshirat e tyre, duke i monitoruar duke e pasur në kontroll situatës. Kuptohet në disa raste prindërit nuk e kanë nivelin e duhur arsimor për të kuptuar, por duhet t'u qëndrojn sa më pranë fëmijëve të tyre.'- tha Dragoti.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patrioti: 07/05/2021 19:33

    U prehte ne paqe ky engjell. Rrjetet sociale duhen ndalur per femijet nen 16 vjeç ashtu sikunder behet me duhanin dhe alkolin. Atje ku konstatohen te gjobiten abonuesit ne internet. Autoriteti i komunikimeve postare dhe elektronike mund ta kryej shume mire kete mision. "Tik-toku" eshte aplikacion kinez dhe eshte i ndaluar ne USA ashtu si loja "balena blu" qe eshte krijese ruse. Duhen ndaluar urgjentisht edhe ne Shqiperi me ligj.

    Përgjigju
  • Tik toku: 07/05/2021 11:27

    Tik toku eshte ndaluar ne shume vende per femijet ! Duhet te behet e njenjta gje ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës