Vrasja e policit pas sherrit kush do kalojë rrugën, sociologu: Shoqëri e dhunshme, se perceptojmë dot që ligji duhet zbatuar

Sociologu Edmond Dragoti në një intervistë për Report Tv ka folur mbi vrasjen e policit Novruz Cenalia në Fier. Pas një debati për kalimin në rrugë, Azgan Mërnica qëlloi me plumb në kokë policin. Sociologu Gragoti thotë se shoqëria ynë është e dhunshme dhe sjellje të tilla vijnë për shkak të mungesave në edukimin e fëmijëve, të cilët sipas tij rriten me agresivitet.

“Kjo është një shoqëri e dhunshme për shumë arsye, vec të tjerash edhe për problemet e mbijetesës që kanë shumë familje jo vetëm në kuptimin ekonomik por edhe kulturor. Individë të caktuar që rriten dhe edukohen në mungesa kushtesh të vazhdueshme në shoqëri dhe krijojnë deformime të personalitetit të tyre. Jo gjithmonë janë shkaqe reale që janë të munfshme për të stimuluar këtë lloj qëndrimi ndaj njëri-tjetrit, varet nga percetimi që kanë ata për realitetin, mënyra se si janë mësuar ta shikojnë, nga sa e vlerësojnë komunikimin ndërpersonal etj”, tha Dragoti për Report Tv.

Për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, sociologu thotë se sjellje të tilla vijnë për shkak të papjekurisë emocionale, duke theksuar se individët nuk mbajnë përgjegjësi për sjellje të caktuara.

“Kjo është tregues e një papjekurie emocionale, paaftësia për të marrë nën kontroll sjelljen në varësi të arsyes, duke u impolsuar nga emocionet dhe pa patur përgjegjësinë për një sjellje të caktuar. Këto përcaktohen nga mjedisi ku rriten, edukohen, agresiviteti është pjesë e pandarë për këta fëmijë, shfaqet në momente të caktuar edhe në një situatë ku duhet zgjidhur me tolerancë”, tha Dragoti.

Sociologu shton se sistemi shoqëror në vendin tonë është i ndërtuar në bazën e autoritetit, duke thënë se më herët ishte familja autoriteti që edukonte fëmijët. Tani sociologu thekson se duhet të ketë një rol më të madh nga shteti dhe autoritetet, pasi ende shoqëria shqiptare nuk e ka pjekurinë për të zbatuar ligjin.

"Është një lloj papjekurie emocionale që është krijuar në kushtet e një sistemi shoqëror që ka ekzistuar dhe ekziston tek ne i bazuar te një autoritet, psh autoriteti familjar ishte ai që edukonte fëmijët. Ndërkohë që sot duhet të jetë ligji, shteti ai që duhet të edukojë në qëndrimet dhe sjelljet emocionale të individëve. Akoma ne nuk kemi pjekurinë për të respektuar ligjin, rregullat dhe lirinë e tjetrit. Ne duam të jemi të lirë, por vetëm ne jo të tjerët.

Ne mendojmë se vetëm ne kemi të drejtë të mendojmë në një mënyrë apo një tjetër, pa menduar se këtë të drejtë e ka edhe tjetri, paaftësia për të ndarë me të tjerët lirinë, emocionet, na ka bërë të jemi të gabuar jo vetëm në komunikimet tona por edhe në zgjidhjet fatale”, tha sociologu.

Si u vra efektivi i Shqiponjave?

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 14/05/2024 15:10

    Kur thoshte Rama “fajin e ka Saliu” të gjithë talleshin. Pushtetari nuk ka përgjegjësi vetëm për menaxhimin e financave dhe administrimin e shtetit. Drejtuesit politikë në radhë të parë kanë përgjegjësi për frymëzimin e popullit për të mirë ose për të keq. Dhe pothuaj gjithçka që kemi ne si popull për të mos respektuar ligjin i atribuohet Saliut. Frymëzimi i popullit për mos respektuar ligjet është dëmi më i madh që Saliu i ka bërë këtij vendi, pastaj vijnë ato shkatërrime në çdo fushë të shoqërisë. Arsim, shëndetësi, ekonomi, prona, fabrika, industri të ndryshme e bujqësi…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion