Dita e fundit e merkatos, Liverpool refuzon 175 milionë euro për Salah

Dita e fundit e merkatos, Liverpool refuzon 175 milionë euro për Salah

Mohamed Salah

Liverpool ka refuzuar një ofertë prej 175 milionë eurosh (150 milionë paund) për Mohamed Salah nga skuadra e Ligës Pro-Saudite, Al Ittihad. Sulmuesi i Liverpool-it mbetet në listën e lojtarëve që Arabia Saudite dëshiron të nënshkruajë, por një çmim fillestar prej 100 milionë paundësh që më pas u rrit në 150 milionë paundë është refuzuar nga të kuqtë.

Ndërkohë që dritarja e transferimeve të Premier League mbyllet sot në orën 23:00, klubet saudite mund të bëjnë nënshkrime për gati një javë tjetër me mbylljen e dritares së tyre të transferimeve më 7 shtator. Ata ishin të gatshëm t'i paguanin Salah 1.5 milionë paundë në javë.

Te Liverpool nuk kanë qenë të gatshëm të shesin Salah, edhe për shumën e majme, teksa Klopp do kishte kohë deri në mbrëmjen e sotme për të gjetur një zëvendësues të denjë për yllin e ekipit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë