GJIROKASTËR- Babai, nëna dhe motra e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas kanë tentuar që të depërtojë në ceremoninë përkujtimore të rënëve grek në luftën italo-greke në vitet 1940- 1941, e njohur ndryshe si “Dita e Jo-së” që është zhvilluar mesditën e sotme në Bularat për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 35 vjeçarit një vit më parë nga forcat RENEA.

Por në momentin e fundit ata janë ndaluar nga policia së bashku me banerin që mbanin në dorë me foton e Kacifas. Sipas informacioneve motra e ekstremistit ka dashur që të përcjellë një mesazh te autoritetet greke dhe shqiptare për zbardhjen e së vërtetës, pasi pretendon se nuk ka qenë me kallash, por me një pushkë të thjeshtë që nuk ka qëlluar askënd, por është qëlluar.

"Shpirti i tij do të jetojë gjithmonë sado që disa anti-grekë po përpiqen të na pengojnë që të nderojmë kujtimin e Kostandinos Kacifas, vëllait tim. Turp dhe skandal i madh. Ne kemi të drejtë të festojmë përvjetorin e tij. Është e drejta jonë. Kemi të drejtën tonë fetare. Kemi të drejtat tona. Duam të na thonë pse e vranë. Pse e ekzekutuan vëllain tim Konstadino Kacifa", tha motra e Kacifas.

Një ceremoni në përkujtim të të rënëve është zhvilluar edhe në Këlcyrë. Të pranishëm në të ishin  ambasadorja greke në Shqipëri, Sofia Filipidhu, familjarë të të rënëve dhe zv-ministri i Jashtëm grek, përgjegjës për çështjet e diasporës, Andonis Dhiamataris i cili falenderoi Shqipërinë për bashkëpunimin në varrimin e të rënëve tanë

"Në këtë vend të shenjtë prehen ata që ranë në 1940-tën. Ju kemi borxh, ju detyrohemi mirënjohje të përjetshme. Varrimi i tyre në kushte dinjitoze përbën detyrën tonë. Në këtë kuadër do të doja të shprehja falenderim për fqinjin tonë Shqipërinë, për bashkëpunimin e saj në varrimin e të rënëve tanë. Kërkojmë vijimin e kësaj përpjekjeje të përbashkët. Është detyra e jonë kundrejt të rënëve", tha zv-ministri i Jashtëm grek. 

Ceremonia e përvitshme organizohet çdo 28 tetor për të përkujtuar ditën kur kryeministri i kohës Joanis Metaksas i tha “Jo” ultimatumit të Italisë për të hyrë pa rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar. Për të marrë pjesë në këtë ceremoni erdhën nga Greqia edhe 2 autobusë me familjarë të ushtarëve grekë të vrarë në vitet 1940-1941.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:31
Me baner me foton e të vëllait, motra e ekstremistit grek Kacfias: Pse ma vratë vëllanë? (VIDEO)

Motra e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas ka tentuar që të depërtojë në ceremoninë për festën greke, 'JO'-në që është zhvilluar mesditën e sotme në Bularat për të kërkuar drejtësi për vëllanë e saj.

Por në momentin e fundit është ndaluar nga policia së bashku me banerin që mbante në dorë me foton e vëllait. Gazetari i Report Tv në Gjirokastër Piro Nase raporton se motra e ekstremistit ka dashur që të përcjellë një mesazh te autoritetet greke dhe shqiptare.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ambasadorja greke në Shqipëri dhe konsulli. Motra ka akuzuar dhe ka kërkuar nga autoritetet shqiptare zbardhjen e së vërtetës, pasi pretendon se nuk ka qenë me kallash por me një pushkë të thjeshtë, që nuk ka qëlluar askënd, por është qëlluar. 

"Shpirti i tij do të jetojë gjithmonë sado që disa anti-grekë po përpiqen të na pengojnë që të nderojmë kujtimin e Kostandinos Kacifas, vëllait tim. Turp dhe skandal i madh. Ne kemi të drejtë të festojmë përvjetorin e tij. Është e drejta jonë. Kemi të drejtën tonë fetare. Kemi të drejtat tona. Duam të na thonë pse e vranë? Pse e ekzekutuan vëllain tim Konstadino Kacifas?" tha ajo.