Prej 4 ditësh vijon protesta e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut dhe në doganën e Qafë Thanës. Mjetet e tonazhit të rëndë nuk lejohen t kalojnë.
Janë me dhjetëra kamionë dhe maune, me targa të Maqedonisë së Veriut që vijojnë të bllokuar për shkak të protestës. Bllokada është planifikuar të zgjasë rreth 7 ditë dhe nëse kërkesat nuk plotësohen, Shoqata e Transportuesve ka paralajmëruar mundësinë e zgjatjes së protestës.
Ndërsa në tokën shqiptare, situata është e qetë dhe lëvizja kryhet normalisht.
Kamionistet e shtetit fqinj protestojnë kundër zbatimit të sistemit të ri elektronik të hyrje-daljeve në zonën Schengen, duke kërkuar zgjatjen e afatit të lejuar për qëndrimin e tyre, i cili aktualisht është 90 ditë çdo 6 muaj të vitit. Protesta po zhvillohet në gjithë doganat e rajonit, ku përjashtim bëjnë Shqipëria dhe Kosova.
Brukseli, sipas një zëdhënësi të Komisionit, është në kontakt me qeveritë e Ballkanit Perëndimor.
Markus Lammert tha se sistemi i ri i hyrje daljeve në zonën shengen nuk imponon asnjë rregull të ri për lëvishmërinë, por konfirmoi se çështja është duke u shqyrtuar në mënyrë aktive, pasi Komisioni Europian ka marrë parasysh që shumë profesione të cilat e kanë të bazuar punën e tyre tek lëvizja, mund të përballen me sfida në rastet kur u duhet të qëndrojnë më gjatë sesa parashikimet e lejuara në zonën Scengen.
P.J/A.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.3%
-
Jo
34.7%
-
Nuk kam mendim
11%
Vota total: 3834
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Ilir Meta i burgosur politik’, deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup: Mund të ndikojë në raportet mes shteteve
28 Mars, 12:45
-
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolovski: Ilir Meta po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje
27 Mars, 16:44
-
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, Shqipëria dhe Kosova në 'Nivelin 2'! Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë më të sigurta
27 Mars, 13:48
-
Korça nën petkun e dëborës, ndërpritet energjia elektrike në disa zona
27 Mars, 09:10
-
Korçarët në Strugë për të mbushur makinat me naftë! Në Maqedoninë e Veriut kushton 74 lek më pak se në Shqipëri
25 Mars, 15:55
-
Flukset migratore në rënie në 2026, egjiptianët dominojnë hyrjet në Shqipëri
24 Mars, 08:21
-
Çmimi i lartë i naftës, Partia e Lirisë kërkon pezullimin e taksës së qarkullimit dhe karbonit, Xhixho: Qeveria po refuzon të veprojë
22 Mars, 12:15
-
Vizitorë të rinj në Malin e Sharrit në Maqedoninë e Veriut, kamerat kapin dy rrëqebuj ballkanikë
18 Mars, 11:27
-
Hoxha telefonatë me ministrin Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në
16 Mars, 10:48
-
U akuzua se abuzonte me stafin, kuzhinieri i njohur shqiptar largohet nga restoranti i famshëm Noma
12 Mars, 14:49
-
'Aty ku ruhet gjuha shqipe, ruhet shpirti i kombit!' Nxënësit e Manastirit takojnë kryeministrin Rama në Tiranë
6 Mars, 15:31
-
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave në Qafë Thanë: Aktiviteti doganor drejt normalizimit, strukturat tona janë në terren
5 Mars, 18:11