Dita e modeleve të "Victoria's Secret'
e tmershme,ç'thonë njerëzit e thjeshtë

Dita e modeleve të e tmershme,ç'thonë njerëzit e thjeshtë">
Të gjithë i kanë zili për format trupore që ato kanë. Por të jesh si modelet e “Victoria Secret” nuk është aspak e lehtë.
 
Candace Lowry dhe Michelle Khare, kanë tentuar që të mbajnë dietën “engjëjve” për rreth 4 ditë dhe sipas tyre është e “tmerrshme”. Ata shprehen se ishin të bindura që do të ishte një sfidë e madhe për to, por nuk e dinin që do të ishte një përvojë aq e vështirë.
 
Dy ditët e para hëngrën normalisht drithëra, të bardha vezësh, feta portokalli dhe kos (një dietë me bazë proteinash), kurse në darkë brokoli, kinoa dhe gjoks pule.
 
“Unë nuk do t’ia rekomandoj këtë dietë askujt”, shprehet Khare.
 
Pjesa më e frikshme e dietës bazohet në rutinën e përdorur nga modelet nëntë ditë para shfaqjes, e cila u zbulua nga Adriana Lima në një intervistë për “The Telegraph” në vitin 2011.
 
Gjatë këtyre nëntë ditëve, Adriana u shpreh se duhet të pinte vetëm proteina të shtrydhura me vezë dhe shumë ujë. E ndërsa dy ditë para shfaqjes duhet të pinte vetëm ujë, dhe më e vështira, 12 orë para shfaqjes nuk duhet të konsumonte asgjë.
 
Sipas vajzave, kjo gjë ishte një shkatërrim për trupin e një njeriu dhe se askush nuk duhet ta provonte të bënte diçka të tillë.

[gallery]22099[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv