Sot është dita e parë e shkollës dhe të gjithëve na vjen ndër mend ndjesia e veçantë kur pas 3 muajve pushim ritakon sërish shoqërinë tënde. Përgatitje fillojnë shumë ditë më parë, me mbështjelljen e librave, me blerjen e rrobave të reja dhe të mjeteve shkollore.
Të njëjtën gjë kanë bërë mijëra fëmijë të cilët sot u janë drejtuar dyerve të dijes. Ndërkohë rrjetet sociale janë mbushur me foto të ndryshme të fëmijëve të cilët mbajnë lule në dorë, dhe çantat e librave. Mes tyre ka edhe shumë këngëtarë, aktorë apo personazhë të shoëbziit shqiptarë që shoqëruan fëmijët e tyre.
Komento