Dita e Pavarësisë dhe e Çlirimit
ja aktivitet që mund të ndiqni

Dita e Pavarësisë dhe e Çlirimit<br />ja aktivitet që mund të ndiqni<br>
Me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Çlirimit, qytetarët e Tiranës do të kenë mundësi që të ndjekin një sërë aktivitetesh artistike .

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, ftoi qytetarët e Tiranës, që t’i bashkohen aktiviteteve të shumta që do të organizohen këto dy ditë nga Bashkia e Tiranës në pika të ndryshme të kryeqytetit.

Do të ftoja në emër të Bashkisë së Tiranës që të bëhen pjesë e të gjitha festimeve që po vazhdojnë nga ky moment dhe deri ditën e nesërme në mbrëmje që do të kurorëzohet me “Natën e Bardhë”. Është një moment shumë festiv për qytetin tonë dhe të gjitha drejtoritë dhe ndërmarrjet e bashkisë janë të mobilizuara që të mirëpresin çdo qytetar të Tiranës”, tha Seferi.

Të gjitha institucionet e qytetit të Tiranës, duke filluar nga Bashkia, “Shtëpia me Gjethe”, “BunkArt”, TKOB dhe Teatri Kombetar do të jenë të hapur për të mirëpritur të gjithë qytetarët. Mbrëmjet rezervojnë një spektakël të vërtetë. Sot, në orën 20:00 do të shfaqet në sheshin “Skënderbej”, opera “Skenderbeu” nga TKOB, ndërsa më 29 do të jetë koncerti i Emeli Sande, një nga zërat më të njohur në të gjithë botën.

Do të nënvizoja faktin që sot në darkë është Opera “Skënderbeu”, ku hyrja është e hapur për të gjithë qytetarët, por edhe nesër koncerti i Emeli Sande është po me hyrje të lirë për të gjithë qytetarët në mënyrë që të festojmë të gjithë së bashku. Në Natën e Bardhë nesër, të gjithë lokalet e Tiranës do të jenë pa kufizim orari që të bëjmë të mundur që të gjithë qytetarët e Tiranës të kalojnë këto ditë festash sa më gëzueshëm”, deklaroi Seferi.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe u bëri apel qytetarëve që të tregohen bashkëpunues.

Janë marrë të gjitha masat nga Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për të garantuar jo vetëm rendin dhe qetësinë, por nga ana tjetër edhe për të ndihmuar dhe orientuar qytetarët në sheshin “Skënderbej”.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që t’i festojmë këto festa, pa përdorur fishekzjarre, mjete plasëse, të cilat do shqetësonin shumë për mbarëvajtjen e këtyre festave. Plani i masave që është caktuar nga Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit”, theksoi Seferi.

Drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllani, deklaroi se gjatë këtyre dy ditëve, Policia Bashkiake ka angazhuar rreth 100 efektivë, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtësisht me shërbimet e Policisë së Shtetit për garantimin e aktiviteteve.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur