“Fillon sot një muaj i rëndësishëm për Shqipërinë dhe për udhëtimin e saj drejt Evropës. Shqipëria e ka merituar marrjen e statusit e vendit kandidat që në dhjetorin e kaluar, edhe sa i takon mënyrës së ndërrimit të qeverive, dhe reformave të realizuara që fillimi i qeverisjes PS-LSI. Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në rrugën e saj drejt Evropës”, tha ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani.
Fjala e plotë e ambasadorit italian,Gaiani në festën e Ditës së Republikës Italiane
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, kreu i PD Lulzim Basha, dhe personalite të tjera.
Ndërkohë festa e Republikës Italiane është zhvilluar edhe në Vlorë dhe në Fier.
(Në foto: Kryeministri Rama, Kreu i Kuvendit Meta, Ambasadori Gaiani)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)