Dita e 'Shna Ndout'/ Besimtarët kalojnë natën pranë Kishës së Laçit, COVID-19 ul numrin e pelegrinëve, por 'harrojnë' distancën dhe maskat

LAÇ- 12 dhe 13 qershori mblodhi në kishen e Shna Ndout në Laç mijëra besimtare. Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë besimtaret nisën rrugën e pelegrinazhit që prej orëve të para të mëngjesit të së premtes, për të kaluar natën pranë Kishës së Shna Ndout, në përpjekje për të imituar shenjtin, që sipas tyre ka kaluar në vargmalin e Kurbinit.

Por ndryshe nga vitet e tjera për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 është vënë re prezencë më e ulët e njerëzve në këtë vend të shenjtë. E megjithatë, nëse bëhet krahasim me vitet e kaluara, është një numër i ulët i besimtarëve, por duke marrë parasysh që jemi në periudhë pandemie ky grumbullim i madh i njerëzve është shqetësues. Siç shihet në pamjet e sjella nga Report Tv, besimtarët nuk janë të pajisur me maska e doreza, e aq më tepër pa ruajtur distancën e sigurisë edhe pse kisha ka bërë thirrje për të respektuar rregullat.

Pelegrinj të besimeve të ndryshme fetare thonë se ky vend ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe besojnë te kisha e Laçit. Në festen e Shna Ndoit përfaqësuesit e Kishës kanë përcjellë mesazhe shprese dhe besimi.

"Do lutem për mbarësi, për fëmijët, për lekë, kam qenë deri në 4 të mëngjesit, kam frikë nga COVID-i", shprehet një qytetare.

"Jemi nga Berati, kam shumë besim tek kisha, jam i besimit mysliman, patëm njçik se u bllokuam, tani po shikojmë pak mirë", thotë një qytetare tjetër.

"Janë shëruar shumë njerëz, ka bërë shumë mrekulli", shprehet një besimtar i ndodhur tek kisha.

Një besimtare që ka ardhur nga Durrësi thotë se beson shumë, pasi atje janë bërë shumë mrekulli.

"Na e ka bërë zoti mbarë, lutemi për Jezu Krishtin, jua bëftë zoti mbarë edhe juve që keni ardhur këtu", thotë besimtari.

Pelegrinazhi i përvitshëm 13 javor në këtë vend të shenjte kulmon gjatë datës 12 dhe 13 qershor, ndërsa një gjë e tillë praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës dhe lutjeje ose falenderimi që i dërgohet shenjtorit Shna Ndou, i cili njëherësh bën edhe mrekulli. Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar dhjetëra forca policie, policie të Lezhës dhe Kurbinit që prej ditës së djeshme, ndërsa pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri 2 autoambulanca.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lezh: 14/06/2020 20:12

    Na mytën me shejta na shplan trunin

    Përgjigju
  • edi: 13/06/2020 19:03

    Rendesi ka se ju ka uruar i bekuari i Shqipetareve i lare me Euro dhe i shplare me Florinj Skenderbeu Meta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër