Dita e të Drejtave të Njeriut/ Gonzato: Mungon qasja ligjore! Gratë viktima denoncuan dhunën, por nuk ka reagim

TIRANË - 32 gra dhe vajza janë vrarë në Shqipëri në 3 vitet e fundit. Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, vjen raporti i parë i Observatorit Shqiptar të Femicidit, organ i Avokatit të Popullit sipas të cilit autorë të këtyre vrasjeve në 90% të rasteve ka qenë partneri intim ose një anëtar i familjes.

‘Përtej kësaj shifre zyrtare, ka shumë histori të pa-rrëfyera dhune dhe diskriminimi. Këto gjetje kërkojnë masa urgjente dhe shpresoj që parlamenti dhe autoritetet do të trajtojnë boshllëqet që identifikohen në këtë raport në mënyrë urgjente’ thotë ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Edhe më shqetësues vjen fakti se 90% e viktimave të Femicidit, apo vrasje e grave dhe vajzave për shkak të gjinisë kanë përjetuar dhunë më parë nga autorët por strukturat parandaluese kanë qenë të shurdhëta.

‘Më pak se 20% të personave viktima i kishin raportuar më parë këto incidentet në familje dhe vetëm dy kanë marrë mbrojtje. Dhe kjo tregon një mungesë ndjeshmërie, një mungesë të qasjes proaktive kundrejt këtij problemi të tmerrshëm. Fakti që Shqipëria po negocion në mënyrë aktive me BE, duhet të na kujtojë se anëtarësimi në BE nuk është thjesht një proces rregullator, nuk është thjesht miratim ligjesh, por ka të bëjë me një transformim shoqëror. Duhet të përpiqemi të gjithë që në shoqëritë tona Femicidi dhe dhuna kundër grave dhe çdo grupi të cenueshëm nuk ka vend’, shton Gonzato.

‘Nuk duhet të ketë falje për dhunën ndaj grave, për dhunën mbi bazën e gjinisë. Femiciteti duhet të trajtohet si një krim dhe ligji duhet të veprojë fort mbi to’, shprehet Michele Ribotta, kreu i zyrës së UN Women në Shqipëri.

‘Ky është një moment reflektimi edhe për ne në Kuvendin e Shqipërisë. Është e nevojshme që ne të rrisim kontrollin, mbi zbatueshmërinë e legjislacionit, për ndëshkueshmërin e dhunuesve, dhe të përmirëosjmë legjlacionin ekzistues aty ku është e nevojshme’, thotë kryerparlamentarja Spiropali.

‘Çdo jetë e humbur është pa diskutim një thirrje për një veprim më të shpejtë, më të vendosur, më gjithëpërfshirës dhe një thirrje për t’u koordinuar akoma më shumë. Lufta kundër Femicidit nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e institucioneve shtetërore, kërkon angazhimin e të gjithë hallkave të shoqërisë’, nënvizon ministrja Albana Koçiu.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtëve të Njeriut, Presidenti Bajram Begaj u bëri thirrje të rinjve që të jenë mbajtësit dhe përcjellësit e të drejtave dhe lirive themelore duke nisur me respektin ndaj tjetrit dhe pranimin e njerëzve ashtu siç janë.  

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ishte arrestuar për vjedhje si pjesë e grupit të ‘skifterëve’ në Treviso, riatdhesohet 20-vjeçari shqiptar, hyri ilegalisht

Itali/ Ishte arrestuar për vjedhje si pjesë e grupit të ‘skifterëve’ në Treviso, riatdhesohet 20-vjeçari shqiptar, hyri ilegalisht