Dita e Verës, koncerte dhe hare
në rrugët e Tiranës e Elbasanit

Dita e Verës, koncerte dhe hare<br />në rrugët e Tiranës e Elbasanit
TIRANE- Festohet Dita e Verës. Elbasani, kryeqyteti i kësaj feste por edhe Tiranë gjallëruan sot nga fëmijë e të rritur të cilët zhveshën rrobat e dimrit dhe festuan ardhjen e pranverës.

Elbasani mikpriti qindra turistë, të ardhur edhe nga Mali i Zi dhe Kosova. Në Tiranë përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" përgjatë gjithë ditës zhvillohen një sërë aktivitetesh për fëmijë e të rinj të organizuara nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës, e Arsimit dhe Rinisë, si dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. 

Me përjashtim të një konflikti të stisur nga bashkia e Tiranës në orët e para të mëngjesit gjithçka ka ecur mirë. Në mëngjes bashkia e Tiranës nuk pranonte të zhvendoste një pistë vallëzimi disa metra larg nga lulishtja "Vëllezërve Frashëri”, ku kryeministri Rama, pjesë e përfaqësues së kombëtares së Basketbollit të 30-të viteve me parë, do të luante një ndeshje basketbolli me skuadrën e përfaqësuese të të rinjve. Kjo krijoi edhe momente tensione dhe përplasje mes dy policive, asaj bashkiake dhe policisë së shtetit. Rreth orës 10:30 bashkia u tërhoq duke pranuar zhvendosjen e aktivitetit ndërsa lojës së basketbollit iu bashkua edhe kryeministri Rama. 

Në Elbasan festimet nisën që prej mëngjesit me paradën e karnavaleve të organizuar nga fëmijët e shkollave 9-vjeçare. Risia e kësaj feste ishte parade me kuaj.  Gjithë qytetarët pas orës 10:00 iu drejtuan panairit me gatime tradicionale. Në këtë panair ishin pjesëmarrës edhe të ftuar nga Mali i Zi dhe Kosova. Për t’ju bashkuar festimeve në Elbasan paradite shkoi edhe kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetari i parlamentit Ilir Meta. Ndërsa më pas festimeve të këtij qyteti iu bashkua edhe kryeministri. 

Aktivitetet do të jenë përgjatë gjithë ditës deri në mbrëmje.  Ndërkohë panairi “Bli dhe prodho shqip”, në pedonale i i janë bashkuar edhe trevat shqiptare si Maqedonia, Mali i zi, Kosova, etj. 

NISHANI:SJELLTE NE CDO VATER FAT E HARE 
Nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Presidenti Bujar Nishani uroi që Dita e Verës sjelltë në çdo vatër gëzim dhe paqë sot e përherë.
”Kush më shumë e kush më pak, secili prej nesh ka nevojë për ngjyrat dhe tingujt pranverorë që populli ynë, qysh në lashtësi, i ka përjetuar këtë ditë. Urimi që lind natyrshëm në zemër të secilit prej nesh, është që Dita e Verës sjelltë në çdo vatër tonën gëzim dhe paqë sot e përherë”- shkruan Nishani.


dita e veres ne tirane
(Foto: Festimet për ditën e Verës në Tiranë) Foto të tjera

dita e veres ne tirane
(Festimet ne parkun "Rinia', Tirane)


festimet ne tirane

RAMA LUAN BASKETBOLL NE TIRANE, NE ELBASAN VIZITON PANAIRIN 
Në bulevard u zhvillua një ndeshje basketbolli mes përfaqësues së kombëtares së Basketbollit të 30-të viteve me parë dhe skuadres përfaqësuese të të rinjve. Loja u fitua nga skuadra e kryeministrit. Rama uroi që energjia që dhuron dita e verës të jetë një shtysë e mirë për të gjithë shqiptarët.

“Edhe loja e basketbollit e fituar nga kombëtarja e 30 viteve më parë ndaj dy skuadrave të reja ishte një ngushëllim fantastik i brezave që po ikin.Por ajo që u vu re dhe që duhet theksuar është ndërthurja e energjisë së të rinjve dhe eksperiencës së të vjetërve, që është një shembull i mirë për tu ndjekur”- tha Rama. 

Në Elbasan kryeministri Rama duke vizituar panairin tha se qeveria do të vazhdojë të nxisë punësimin dhe të ketë një qasje të re ndaj biznesit.



edi rama basketboll
(Foto: Kryeministri Rama duke luajtur basketboll)  Foto të tjera

META: DITA E VERES NA FTON PER OPTIMIZEM
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vizitoi Panairin e hapur në Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit. “Kjo ditë na fton për të qënë më optimist dhe më me besim tek e ardhmja”, tha z. Meta.Sipas z. Meta, panairi dhe angazhimi i subjekteve për të ekspozuar mallrat dhe shërbimet e tyre është një tregues i qartë i hyrjes në një moment pozitiv të rritjes së besimit në të ardhmen e ekonomisë sonë dhe kapaciteteve tona, gjë që përkthehet në më shumë punësim dhe mirëqenie për qytetarët shqiptarë.

meta per dite vere 2014
(Në foto: Kryetari i kuvendit Ilir Meta duke folur për mediat, nga Elbasanit)

ORA 12:00 ELBASAN, BASHA: DITA E VERËS, TRADITË E BUKUR
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur qytetin e Elbasanit për të uruar festën e Ditës së Verës. Basha ka përmendur mundësinë e udhëtimit në një kohë më të shkurtër nga Tiranë në Elbasan, nëpërmjet tunelit të Krrabës.
 
"Më vjen mirë që distanca fizike mes Elbasanit dhe Tiranës nuk ka qenë kurrë më e shkurtër, sepse në fakt distanca shpirtërore mes Tiranës dhe Elbasanit thuajse nuk ekziston. Këtë e them si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe si ish-deputeti i Elbasanit për Partinë Demokratike. E them në emër të qytetarisë së Elbasanit, e them në emër të qytetarisë së Tiranës dhe sot, në emër të qytetarisë së Tiranës, por besoj edhe në emër të çdo shqiptari, dua të falënderoj qytetarinë elbasanase, të gjithë elbasanasit, për këtë traditë kaq të bukur që ia kanë dalë ta mbajnë gjallë dhe që Ditën e Verës rrezaton dhe përhapet nga Elbasani, zemra gjeografike e Shqipërisë, anembanë qyteteve e fshatrave tona. Ju uroj nga Elbasani çdo shqiptari gëzuar Ditën e Verës. Për shumë vjet gëzuar, mbarësi dhe gëzim sjelltë kjo ditë për ju", tha Basha.


elbasan dita e veres
(Foto: Festimet për ditën e Verës në Elbasan) Foto të tjera

basha ne elbasan per dite vere
(Në foto: Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha në festimet për ditën e Verës në Elbasan)

ORA 10: 30 FLORENC HOXHA DEBATON ME POLICINE E SHTETIT
Konflikti mes qeverisë dhe bashkisë nuk mund të shmanget as Ditën e Verës. Ministria e Mirëqënies Sociale ka instaluar një fushë basketbolli në lulishten e "Vëllezërve Frashëri”, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Kjo platformë kërkohet të hiqet nga bashkia e Tiranës e cila thotë se nuk është marrë leja dhe ajo ka planifikuar një pistë vallëzimi. Në lulishten ”Vëllezërit Frashëri” ka një prani të shtuar të forcave të policisë bashkiake dhe policisë së shtetit. Aktiviteti i bashkisë është një koncert vallëzimi i fëmijëve.  Florenc Hoxha, Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, thotë se ndodhet aty për të parë fëmijën e tij i cili merr pjesë në këtë vallëzim dhe po terrorizohet nga policia.  “Po ndodh një terror policor. Mua po më privojnë të shoh fëmijën tim, dhe fëmijët e vegjël po i terrorizojnë. Po i terrorizojnë për një kosh”- thotë ai.

Në fushën e basketbollit po luhet një ndeshje basketbollit dhe pritet të vijë kryeministri, ndërkohë që aktiviteti i planifikuar nga bashkia është "Dance Akademi Amary” - kërcime moderne & popullore nga trupa e baletit për fëmijë të moshës 6 deri 14 vjeç. 

policia e shtetit vs policia bashkiake
(Foto: Përplasja mes policisë bashkiake dhe policisë së Shtetit) Foto të tjera

POLICIA BASHKIAKE TENTON TE HEQE FUSHEN E BASKETBOLLIT, E PENGON POLICIA E SHTETIT
Policia bashkiake disa herë ka tentuar të ndërhyjë të çmontojë platformën, për të ngritur të veten por është penguar nga policia e shtetit, prandaj ka pasur dhe momente tensioni mes dy policive. Forcat e shumta të policisë së shtetit por edhe të policisë bashkiake vazhdojnë të ndodhen në bulevard dhe disa herë ka pasur dhe momente tensioni.  Kjo situatë ka tërhequr dhe vëmendjen e qytetarëve të cilët po mbushin qendrën e Tiranës për festime.

Ministria thotë se ka marrë lejen prej kohësh për këtë aktivitet dhe fusha ka tre javë që është instaluar. Ndërkohë kryeministri Rama t’i bashkohet një loje basketbolli. Gazetari Arbër Hitaj, nga bulevardi thotë se lulishtja "Vëllezërit Frashëri" është i vetmi vend që qeveria ka kërkuar për të organizuar një aktivitet të sajin.

 Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorit të artit dhe Kulturës Arben Skënderi thotë se po krijohen situata të tensionuara dhe platforma që është vendosur nga qeveria është e paligjshme. 

“Janë krijuar situata të tensionuara të kota gjithë natën. Madje është thirrur dhe FNSH-ja.  Kemi leje për të ngritur një pistë kërcimi, në vendin ku kryeministri paska vendosur të bëjë dy-tre kosha. Instilacioni është totalisht i paligjshëm,” deklaroi Skënderi.


FESTIMET NE TIRANE 
Sheshi përpara Galerisë së Arteve
Ora 10:00 – 12:00 – Trupë Teatër kukullash dhe trupë me animatorë
Ora 12:00 – 13:00 – “Ansambli Tirana”

Parku Rinia
Ora 9:00 – 13:00 – Këndi i pikturës
Ora 11:00 – 13:00 – Koncert me DJ nga shkolla “Robert Radoja”
Ora 10:00 – 12:00 – Happy Kids – Lorja me animatorë (pjesa e lulishtes përballë Hotel Dajtit)

Sheshi “Vëllezërit Frashëri”
Ora 10:00 – 11:00 – “Dance Akademi Amary” – kërcime moderne & popullore nga trupa e baletit për fëmijë të moshës 6 deri 14 vjeç.
Ora 10:30 Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në festimet për ditën e Verës
Ora 11:00 – 12:00 – “Albania Silhouette Dance” – kërcime moderne nga trupa e baletit për fëmijë të moshës 6 deri 14 vjeç.
Ora 12:00 – 14:00 – “Latin Beat” – kërcim latin nga trupa e kërcimit mbi 18 vjeç

4. Parku I Liqenit (Diga)
Ora 11:00 – 14:00 – DJ & Kërcim Latin

5. Rruga “Murat Toptani” (Pedonalja)
Ora 11:00 – Panair

Ministria e Rinisë, Kulturës, Arsimit, dhe ajo e Turizmit organizojnë së bashku përgjatë Bulevardit të Kryeqytetit duke nisur që nga ora 10:00 e deri më orën 14:00 do të jenë!

Ora 10:00 deri 14:00 TOB(Teatri I Operas dhe Baletit) performancë nga Banda E Ushtrisë

10:00 – 12 Parku Rinia – Aktivitete kulturore organizuar nga Gjimnazistët e Tiranës

11:00 – Cirku iTiranës – Shfaqe

11:00 – Teatri i Kukullave – Shfaqe

11:00 – Galeria E Arteve – Ekspozitë me piktura nga fëmijë me aftësi të kufizuara

12:00 – Ura e madhe në Bulevard – Koncert muzikor me këngëtarë të njohur

11:00 – 12:00 Ansambli Tirana – Performanca përpara Galerisë së Arteve

12:00 – Sheshi Vëllezërit Frashëri – Aktivitete Sportive për të rinj

10:00 – 12:0 Lulishtja përpara Vilës 31 – Panair Artizanati(prodhime Shqipëtare)

12:00 Sheshi Nënë Tereza – Projektime Vizuale mbi Shqipërinë Turistike

​Ndërkaq në Elbasan, aty ku Dita e Verës festohet në mënyrë edhe më tradicionale, festimet kanë nisur që mbrëmjen e djeshme, me ndezjen e zjarreve, që simbolizojnë largimin e dimrit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi