Mbi 800 të rinj u bashkuan në një aksion të madh pastrimi në Velipojë duke dhënë një mesazh të fuqishëm në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit: se ndryshimi nis nga secili prej nesh, pavarësisht moshës.
Të rinjtë theksuan nevojën e punës vullnetare për të mbrojtur mjedisin, por edhe për të marrë iniciativa të tjera për të mirën e komunitetit.
Kjo është cilësuar si ora e vullnetarizmit edhe është realizuar në bashkëpunim me ZVA Shkodër.
“Frymë vullnetarizmi” kishte edhe në Tiranë. Rreth 150 vullnetarë, anëtarë të Kryqit e kuq, zhvilluan një marshim sensibilizues nga qendra e kryeqytetit e deri të Piramida.
Një gjest i vogël sipas tyre, mund të vlejë shumë për të tjerët. Por, a do punonin të rinjtë pa u shpërblyer financiarisht?
Shifrat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara flasin për 1 miliard vullnetarë në mbarë botën. Rreth 70% e tyre i ndihmojnë drejtpërdrejt njerëzit në komunitetet e tyre, ndërsa 30% angazhohen përmes organizatave të dedikuara.
Komente








Dites se vullnetarizmit e vullnetareve u duhet ngritur nje monument ne Shqiperi.Shume vepra ne Shqiperi u ngriten nga vullnetaret,sidomos pas LIIB,entuziazmi ishte i madh,packa se me vone u vanit gradualisht,por kur mendon hekurudhat,brezaret,e shume vepra te tjera qe u bene nga aksionistet vullnetare,per te mos folur sa veta dolen vullnetare te shkonin dikur ne zona te veshtira,ose ne zona ku ndodhen fatkeqesi natyrore.Diku kam lexuar per njerez qe vullnetarisht dhuruan tufa bagetish per te ndihmuar zonat veriore dikur.Nuk duhen harruar dhe pallatet ndertuar me pune vullnetare e deri te dalja vullnetarisht per te pastruar te Dielave para pallateve e sot nuk duhet te harrojme vullnetaret qe pastrojne zona te tera te vendit,qe sherbejne ne guzhina sociale e ndihmojne te varferit,nuk duhet harruar dhe vullnetarizmi i atyre individeve qe dhurojne para e kohen e tyre ne sherbim te nevojtareve,nuk duhen harruar dhe ata qe dalin vullnetare per te dhuruar gjak.Prandaj mendoj qe kjo dite e vullnetaret duhen nderuar me nje monument te vecante per dedikimin e sakrificat e tyre.
Përgjigju