Dhoma e Kongresit amerikan 'PO' fajësimit, Trump nën akuzë! Presidenti: Ky është një turp

Donald Trump zyrtarisht është nën akuzë. Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan ka miratuar mocionin e fajësimit, i ndarë në dy akuza ndaj Presidentit amerikan.

Akuza e parë, "shpërdorimi i pushtetit" ka mori 230 vota pro dhe 197 kundër. Akuza e dytë, ‘pengimi i hetimeve të kongresit’, u miratua me 229 pro dhe 198 kundër. Kryetarja demokrate e Dhomës, Nancy Pelosi lexoi rezultatet duke shkaktuar brohorima dhe zemërime në dy kampet kundërshtare të Dhomës.

Fjala e fundit në Senat

Demokratët, në shumicë në Dhomë, e dërguan presidentin përsëri në Senat, ku pjesa e dytë e impeachment do të fillojë më 6 janar, dhe ku do të jepet vendimi përfundimtar, fajtor apo i pafajshëm? Nëse më pak se dy të tretat e senatorëve votojnë për ta shpallur atë fajtor, presidenti amerikan do të mbetet në detyrë. Përkundrazi, nëse 67 përqind e dënojnë atë, Trump do të shkarkohet dhe posti i presidentit i kalon Zv/presidentit.

Trump hyn në histori me presidentët e mëparshëm amerikan Andrew Johnson, Richard Nixon dhe Bill Klinton, edhe ata dikur të kaluar në procesin e fajësimit.

Donald Trump ka reaguar mbrëmë live gjatë një tubimi në Michigan: "Demokratët janë gllabëruar nga urrejtja, ata duan të anulojnë rezultatin e zgjedhjeve përmes procesit të fajësimit".

Televizionet amerikane transmetuan drejtpërdrejt gjashtë orë debat që u zhvilluan në Dhomë për këtë çështje.

Pelosi, duke hapur seancën tha se "Sot ne jemi këtu për të mbrojtur demokracinë për njerëzit. Është tragjike sjellja e paskrupullt e presidentit dhe kjo e bën të domosdoshëm fajësimin. Ai nuk na dha zgjidhje tjetër. Është fakt i njohur që Trump është një kërcënim aktual për sigurinë tonë kombëtare dhe për integritetin e zgjedhjeve tona, baza e demokracisë sonë”.

Kryetari i Komisionit të çështjeve Gjyqësore, demokrati Jerry Nadler, tha se Trump dyshohet se "abuzoi" me fuqitë e tij presidenciale duke i kërkuar liderit ukrainas Volodymyr Zelensky të rihapte një hetim ryshfeti kundër djalit të Hunter Biden, djalit të Joe Biden, në të kundërt, Trump do të kishte bllokuar 400 milion dollarë ndihma ushtarake për të detyruar Zelenskyn të hapte hetimet për korrupsion”. Sidoqoftë, gjyqësori ukrainas nuk filloi asnjë hetim mbi Hunter Biden dhe në fund të gushtit furnizimet ushtarake amerikane iu dorëzuan qeverisë së Kievit. Nadler shpjegoi se: "Presidenti Trump ka vendosur interesat e tij personale, të fushatës së tij elektorale mbi ato të vendit".

 

Ofensiva në rrjetet sociale e Trump

Ndërkohë, Trump duke ndjekur nga larg debatet mbi fajësimin, djatë gjithë ditës së djeshme ka shkarkuar në Twitter 45 mesazhe, pa kursyer shkronjat e mëdha, ‘Ky është një sulm ndaj Amerikës’, ‘Sot jam nën akuzë nga e majta radikale, nga këta jo-fitimtarë Demokratë që sbëjnë asgjë’.

Presidenti amerikan e nisi dje vijën e tij mbrojtëse me letrën e dërguar Pelosit, në prag të debatit, duke e akuzuar atë për "kryqëzatë kundër tij".

Trump e ka cilësuar procesin e fajësimit "një abuzim të paparë dhe antikushtetues të pushtetit nga ligjvënësit demokratë".

"Presidenca juaj dhe partia juaj", shkroi Trump, duke iu drejtuar Pelosit, "mbahen peng nga përfaqësuesit më të pabalancuar dhe radikalë të së majtës ekstreme".

"... populli amerikan do t'ju cilësojë ju personalisht dhe demokratët plotësisht përgjegjës për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2020".

Qëndrimi i Trump ndaj perspektivës së një gjykimit në Senat është i vendosur: Unë besoj se edhe në Senat do të jemi njësoj të bashkuar, - ka deklaruar ai nga zyra e tij ovale.

Presidenti është i bindur se dështimi i impeachment do të jetë në funskion të fushatës zgjedhore të vitit 2020 dhe për rizgjedhjen e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Në prag të votimit, disa mijëra protestues anti-Trump kanë dalë në rrugë në qytetet më të mëdha të SHBA. "Trump është fajtor", "Trump-Putin 2020" lexohet në disa banderola që mbajnë ata duar duke kërkuar shkarkimin nga posti i presidentit të Donald Trump.

Nga ana tjetër, po mijëra mbështetës të Trump kanë kërkuar dhënien fund të ‘gjuetisë së shtrigave’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:26
Historiku i Impeachment, presidentët e fajësuar dhe akuzat

Presidenti amerikan Donald Trump është zyrtarisht presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara që kalon nëpër procesin e fajësimit dhe është shpallur fajtor nga Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan. Por para presidentit Trump, me procedura të shkarkimit janë përballur më parë edhe presidenti Andrew Johnson më vitin 1868, Nikson më vitin 1974 dhe Bill Clinton më vitin 1998.

Akuzat për presidentin Andrew Johnson

Republikanët miratuan një ligj në vitin 1867, të bërë posaçërisht për presidentin Andrew Johnsonin, të quajtur Ligji i Qëndrimit në Detyrë, e cili e kufizonte presidentin që të largonte disa zyrtarë nga detyra, pa miratimin e Senatit.

Duke sfiduar këtë ligj, Johnsoni shkarkoi Sekretarin e tij të Luftës, Edwin M. Stanton, i vetmi anëtar i kabinetit që ishte kundër politikës së tij të Rindërtimit dhe e zëvendësoi atë me Gjeneralin Ulysses S. Grant. Dhoma e ulët votoi në 24 Shkurt të vitit 1868, ndërsa më 5 Mars filloi gjyqi i Senatit ndaj Johnson-it, prej të cilit presidenti shpëtoi me vetëm një vote.

Akuzat për presidentin Nikson

Në vitin 1974 Kongresi Amerikan kaloi tre nene të “impeachment” kundër presidentit Nixon për skandalin e njohur si “Watergate” por ai dha dorëheqjen përpara se gjërat të shkonin më tej.

Akuzat për presidentin Bill Klinton

Në muajin janar të vitit 1998, publiku amerikan u informua për një skandal krejtësisht të veçantë, për aferën e dyshuar të presidentit amerikan Bill Clintonit me praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky. Dhoma e ulët miratoi dy nga katër nenet e fajësimit më 19 dhjetor 1998. Më 12 shkurt 1999, votimi i përgjithshëm ishte 50-50 për akuzën e pengimit të drejtësisë dhe 45-55 jo fajtor.

Ora 15:24
Putin: përpjekja për shkarkimin e Presidentit Trump, jo bindëse

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se përpjekja për shkarkimin e Presidentit amerikan Donald Trump është jo bindëse.

Gjatë konferencës së tij të fundvitit me gazetarët në Moskë ai tha se procesi për shkarkimin e presidentit është vazhdim i luftës së demokratëve kundër Trump. Ai e krahasoi këtë proces me hetimin e mëparshëm në SHBA rreth një bashkëpunimi të mundshëm të kandidatit Donald Trump me Rusinë, të cilin e quajti të pabazuar.

“Është thjesht vazhdim i luftës politike. Njëra nga partitë që humbi zgjedhjet, Partia Demokrate – po provon mjete alternative për të arritur rezultat duke akuzuar zotin Trump se ka bashkëpunuar fshehurazi me Rusinë. Më vonë doli se nuk kishte patur një bashkëpunim të tillë, pra kjo nuk mund të përdorej si bazë për ta shkarkuar presidentin. Kështu që ata dolën me një argument tjetër, me një lloj presioni ndaj Ukrainës,” tha presidenti rus.

Putin parashikoi se mocioni për shkarkimin e Presidentit amerikan do të hidhet poshtë nga Senati.

Presidenti rus foli edhe për çështje të tjera. Ai tha se Rusia është e gatshme të bjerë dakord mbi një traktat të ri armësh START me Shtetet e Bashkuara, por ndaj propozimeve ruse nuk ka pasur asnjë përgjigje. Ai tha se pa një traktat të tillë, nuk ka asnjë mekanizëm tjetër që do të kufizonte një garë armatimesh dhe se kjo është është diçka e keqe.

Duke folur për ngrohjen globale, zoti Putin tha se Rusia po ngrohet mëse dy herë më shpejt sesa mesatarja globale. Ai shtoi se ngrohja globale mund të kërcënojë disa qytete arktike ruse. Rusia, tha ai, i është përmbajtur marrëveshjes së Parisit që synon të ngadalësojë ngrohjen globale. Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se faktorët e ndryshimit global të klimës mbeten të panjohur dhe të vështirë për t'u parashikuar.

Konferenca vjetore për shtyp e Putin është e njohur për kohëzgjatjen e saj. Konferenca e vitit 2008 shënoi një rekord prej katër orësh e 40 minuta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 19/12/2019 10:13

    Ndersa tek ne Presidenti ben te fortin shpall non grata ambasadoret e huaj kercenon me renie termetesh thote se jam trim si Vojo Kushi padit ne prokurori Ardian Dvoranin nje nga gjyqtaret me te mire Komosioni hetimor per shkarkimin e Presidentit ka rene ne gjume ne vend qe urgjenrisht ta shkarkoje dhe ta coje prapa hekurave Jetojme ne Shqioeri jo ne Amerike ku te gjithe jane te barabarte perpara ligjeve

    Përgjigju
    • Demo: 19/12/2019 13:47

      O Popull Sheh endrra me sy hapur Gjithe kund ne bote ligjin e bejne te fortet Ndryshimi eshte se ne Amerike kur nuk cenon interesat e te forteve je i barabarte para ligjit me tjeret,ndersa ne Shqiperi te shkel me kembe çdo mafioz qe ke lek ose nje post çfaredo shtetror

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë