Me rastin e 1 Dhjetorit Ditës Ndërkombëtare të SIDA Ambasada Amerikane në vendin tonë ka lajmëruar një aktivitetet në Shtëpinë e Bardhë rreth kësaj dite. “1 Dhjetori, është Dita Botërore kundër SIDA-s!

Me këtë rast, Shtëpia e Bardhë do të organizojë një event i cili do të transmetohet sot drejtpërdrejtë online nga ora 18:00 deri në orën 20:00 (me orën shqiptare),”-është shkruar në faqen zyrtare në Facebook të kësaj ambasade.

E vendosur në vitin 1988, Dita Botërore kundër Sidës është një rast për të përkujtuar njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje.


shtepia e bardhe

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)