Dita kundër dhunës së grave/ Diplomatja amerikane: Të sigurohet që urdhrat e mbrojtjes të zbatohen! 5 mijë gra në streha sociale

Në ditën ndërkombëtare për ndërgjegjësimin kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn i kërkoi policisë që të sigurohet që urdhrat e mbrojtjes ndaj kësaj kategorie të shoqërisë të zbatohen, për një të ardhme më të sigurt për to.

Në kuadër të ndihmës së SHBA po rritet standardet kundër diskriminimit. Kjo është e rëndësishme dhe këtu po e shoh me kujdes është shumë e rëndësishme që të ketë plane ku ka punë konsistente. Planet duhet të jenë më shumë se në letër. Çdo zyrtar nga Policia duhet të sigurohet që urdhrat e mbrojtjes të zbatohen. SHBA mbetet partneri i juaj për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt për gratë komunitetin dhe botën”.

Diplomatja amerikane ishte e pranishme në konferencë organizuar me rastin e kësaj dite  ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

VanHorn tha se më shumë se pesë mijë gra po marrin kujdesin e nevojshëm në strehat e posaçme në gjithë vendin, ndërsa vuri theksin tek marrja e masave për të ndalur dhunën në shtëpi. .

Shqipëria ka një kuadër në fuqi për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme sigurinë e qytetareve të saj femra. Plani kombëtar i veprimit përqendrohet në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, në forcimin e politikave kundër ngacmimit dhe rritjen e vendimmarrjes. Ndërkohë që fokusi është tek gratë kjo cek të gjithë shqiptarët sepse çështja prek sigurinë kombëtare e madje edhe atë globale. Trajtimi i dhunës në shtëpi është diçka që mund të çlirojë cikle traumash që mund të çojë në radikalizime dhe në fakt është një nga shkaqet rrënjësore të ekstremizmit”, u shpreh ajo.

VanHorn ritheksoi mbështetjen e SHBA-ve në politikat sociale dhe mbështetëse ndaj grave të dhunuara, ndërsa koordinimi i programeve sociale mbetet një element kyç në këtë çështje.

“Ambasada Amerikane është krenare të mbështesë fazën fillestare të planit të zbatimit 2023-2025 dhe dua të theksoj disa mënyra që ne po afrojmë këtë ndihmë. Po ofrojmë ndërtim kapacitetesh, rritje të ndërgjegjësimit, një manual trajnimi si dhe një program kombëtar shkëmbimi për bashkitë, në mënyrë që ata të mësojnë praktikat më të mira. Po e mbështesim në mënyra konkrete. Po ndihmojmë nënat, vajzat adoleshente po mësojnë për sulmet ‘fishing’ ku duket se më shumë se 5000 gra po marrin kujdesin për të cilën kanë nevojë në strehat në mbarë vendin. Dua edhe të flas për atë se çfarë po bëjmë sa i përket partneritetit. Po ndahen procese për përzgjedhje me barazi gjinore dhe gjithashtu po zbaton një program koordinimi”, shtoi ajo.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus