Dita Ndërkombëtare e Pyjeve,
pyllëzime në qytete të vendit

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve,<br />pyllëzime në qytete të vendit
DIVJAKE - Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i shoqëruar nga deputetë të qarkut të Fierit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve kanë zgjedhur pyllin e Divjakës, ku kanë mbjellur 7000 mijë fidanë pishe.

Fidanët u mbollën ne zonën ku aktiviteti i banorëve të zonës ka shkaktuar dëme të konsiderushme sa i përket shftytëzimit pa kriter të pyjeve,ndërsa ministri Koka u zotua se prerjet e paligjshme të pyjeve, tashmë janë histori e së shkuarës.

“Do t’i kujtoja të gjithë shqiptarëve, data 21 me të vërtetë do të jetë data e pyllëzimit por kërkon shumë më shumë se sa kaq. Qeveria shqiptare dhe Ministria e Mjedisit garanton brenda këtij katër vjeçari qeverisës të pyllëzojë mbi 4 mijë hektarë në mbarë vendin.” tha ministri Koka

Ndërkohë deputeti, Erjon Brace, gjatë fjalës tij u ndal te impakti negativ që do të ketë në këtë zonë moratoriumi i gjuetisë.

SHKODER, MBILLEN 600 RRENJE PEME DEKORATIVE

Edhe Lëvizja Rinore për Integrim e Shkodrës me mbështetjen e deputetit Agron Çela dhe prefektit Paulin Radovani, i janë bashkuar nismës së Ministrisë së Mjedisit për ta kthyer 21 marsin, në një ditë të mbjelljes masive të pemëve dekorative, duke shtuar kështu hapësirat e gjelbërta. Në të gjithë qytetin u mbollën mbi 600 rrënjë pemë dekorative në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërsa deputeti i LSI n Shkoder Agron Cela ka apeluar qytetarët që ti bashkohen të tilla nismave.

BERAT, PYLLEZIME NE ZONAT E RENDESISHME

Ndërkaq Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, në Berat ka bashkuar institucionet vendore, të cilët kanë ndërmarrë një aksion për ripyllëzimin e zonave të konsideruara si më të rëndësishme jo vetëm për krijimin e hapësirave të gjelbërta, por dhe zhvillimin e turizimit. 

Nën moton “të parandalojmë shkatërrimin masiv që ju është bërë pyjeve dhe parqeve”, janë mbjellë 500 pemë të reja në zonën perëndimore të Kalasë së qytetit dhe në kurorën e gjelbër në malin Partizan, në qytetin e Kuçovës dhe në një shkollë të komunës Velabishtë.
 
MBILLEN 1 MIJE FIDANE NE AKSIN KRUJE-FUSHE KRUJE
 
Ndërkohë në rrethin e Krujës drejtoria rajonale e pyjeve ka ndërmarrë një tjetër nismë përr mbjelljen e fidanëve të rinj si pisha dhe bredha. Gjatë ditës së sotme punësonjës të këtij institucioni dhe banorë të zonës kanë mbjellë mbi 1 mijë fidanë të rinjë përgjatë rrugës që lidh Krujën me Fushë-Krujën.  


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës