Dita ndërkombëtare e biodiversitetit
Smailaj: 2 mln € investime në Alpe

Dita ndërkombëtare e biodiversitetit<br />Smailaj: 2 mln € investime në Alpe
2 milion euro është fondi që GIZ po investon në ruajtjen e  agro-biodiversitetit në zonën e Alpeve, ku ka kërkuar edhe zhvillimin e turizmit.
 
Kjo deklaratë u bë nga Shpresa Smailaj në ditën ndërkombëtare të biodiversitetit.
 
“Aktiviteti i sotëm, ka për qëllim promovimin e ditës ndërkombëtare të bio- divesitetit. Kombet e Bashkuara kanë shpallur këtë vit, si viti i qëndrueshëm për zhvillim. Ideja e kësaj ekspozite është të ndërgjegjësojmë turistët vendas për bukuritë dhe vlerat që mbartin zonat tona turistike. Zonat që janë përfshirë në ekspozitë janë Alpet Shqiptare, është zona e Dajtit e cila është zona e Bashkisë së Tiranës e cila na ka mirëpritur, zonat e Divjakës, zonat e jugut edhe fshatrat e tjerë të Shqipërisë. Këto zona janë të mbrojtura kryesisht, ka edhe zona të panjohura siç është Parku Rajonal i Shkrelit, Parku Rajonal i Nik Mërturit. Gjithashtu ne po përpiqemi të promovojmë edhe fshatrat e jugut, që kanë vlera të mëdha kulturore”, u shpreh Smailaj.
 
Agro – biodiversiteti  është një nga pikat ku janë fokusuar gjithë investimet e mjedisit edhe për të kërkuar nxitje të turizmit.
Në ekspozitën e çelur në kryeqytet me rastin e ditës së biodiversitetit, janë ekspozuar një sërë fotografish të shkrepura në zonat e mbrojtura të Shqipërisë.
 
Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë të gjithë ditës për ata që janë të interesuar mbi atë çfarë ofrojnë zonat e mbrojtura në Shqipëri.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv