Dita ndërkombëtare e infermierëve/ Rama: Na mësuan se hero të bën sakrifica! Deputetët e PS-së karafila dhe buqeta me lule në 2 spitalet COVID

TIRANË- Orët e gjatë në punë, sakrificat dhe puna e palodhur e infermierëve nuk mund të vlerësohet në një ditë të vetme sikurse është ajo ndërkombëtarëve për infermierët. Pamja inferimërëve është krejt tjetër kur ata dalin nga repartet e frontit të luftës me COVID 19, me shenja në fytyrë dhe orë të gjata në punë pa u dorëzuar asnjë moment në misionin e nisur.

6-12 Maji është java e infermierëve,  dhe në nderim të punës e misionit në këtë moment të vështirë në luftë për jetën e pacientit, 187 infermierët e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ apo COVID 2 u nderuan për punën e bërë. Deputetja e PS Klodiana Spahiu premtoi se do të ketë një rritje page për infermierët. Po ashtu falenderime, mesazhe mirënjoheje dhe lule u nderuan edhe infermierët e spitalit Infektiv.  Kujdes maksimal, vëmendje e përkujdesje jo vetëm në një ditë ka kërkuar Presidenti i Republikës, Ilir Meta për heronjtë e ditëve tona bluzat e bardha.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të postojë një pikturë, të një fëmije i cili mban në duar "super- heroinën" e re të kohërave moderne, infermieren… ndërsa shkruan… Kurrë s’ ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre! Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica. Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri".

13 mijë luftëtarë në vijën e parë të luftës me COVID, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa kërkon që qeveritarët tani kanë radhën të bëjnë detyrën e tyre ndaj bluzave të bardha. Ministrja e Shëndetësisë, Oferta Manastirliu ka falenderuar infermierët e vijës së parë të betejës me koronavirusin, por edhe çdo infermier të shërbimit shëndetësor. Ndërsa Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë takimit me efektivët e FA vlerësoi personelin shëndetësor ushtarak dhe atë civil në të gjithë vendin, për punën e bërë gjatë kësaj periudhe ku vendi është prekur nga koronavirusi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:27
Veliaj: Krenar për të gjithë infermierët, janë dhe do të jenë gjithmonë heronjtë tanë (VIDEO)

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, Bashkia e Tiranës organizoi një ekspozitë fotografish, me historikun e ngritjes së këtij shërbimi në vendin tonë, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj i dhuroi një buqetë me lule Dhurata Osmanllarit, infermierja që sot mbushi 50 vjeç, në shenjë mirënjohje për punën e saj në mbrojtje të jetëve njerëzore.

I uroj të gjithë infermierëve, mamive, atyre që ndihmojnë në vijën e parë të frontit, gëzuar! Është 200-vjetori i infermierëve. Duam t’i urojmë edhe Dhuratës sonë gëzuar 50-vjetorin! Shpresoj shumë që duke vendosur në qendër të Tiranës infermierët dhe duke bërë këtë ekspozitë të hapur, që i gjithë qyteti ta shijojë në orët e lejuara të daljes, të kujtohemi që këta infermierë, që ishin sot heronjtë tanë, të jenë heronjtë tanë edhe nesër”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se kjo situatë pandemie do të kalojë, por puna dhe sakrificat e të gjithë personelit mjekësor, që përballet me sfida të vazhdueshme, meritojnë të vlerësohen gjithmonë.

Nesër ndoshta s’do kemi pandeminë, por do të na presin sfida të tjera. Në ditë normale kemi njerëz që aksidentohen, që sëmuren, që infektohen, por është shumë e rëndësishme të kuptojmë se balancat e shoqërisë sonë janë kur respektohet çdo profesion. Të respektojmë arkitektët dhe inxhinierët kur bie tërmet, infermierët dhe mjekët kur ka pandemi, apo ata që menaxhojnë qytetin, si policët, zjarrfikësit, që duken si punë rutinë, por pa të cilat nuk do e kishim një jetë normale. Jam shumë krenar për të gjithë infermierët, 22 mijë gocat dhe çunat që shërbejnë çdo ditë, i mbështesim tani dhe gjithmonë”, theksoi kreu i Bashkisë.

Dhurata Osmanllari falenderoi mes emocionesh kryebashkiakun Veliaj për surprizën e këndshme dhe theksoi se ky vlerësim shkon për gjithë kolegët e koleget e saj infermiere në të gjithë vendin. “Faleminderit kryetar, që bëtë të mundur ardhjen time këtu sot, faleminderit edhe ju zonja Presidente e Urdhrit të Infermierit; falenderoj drejtorinë e QSUT-së, i gjithë ky emocion dhe kënaqësi shkon për të gjithë infermierët e Shqipërisë”, tha ajo.

Ora 11:22
Nga një karafil në shenjë mirënjohje/ Spahiu-infermierëve: Të jetë ditë feste për të kujtuar gjithmonë sakrificën e tyre (VIDEO)

Në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për punën e bërë, Kuvendi ka shpërndarë karafila për infermierët në ditën ndërkombëtare kushtuar atyre. Zv. kryetarja e Komisionit yë Shëndetësisë, Klodiana Spahiu në fjalën e saj tha se ky një gjest simbolik, e ndërsa ceku edhe kushtet e punës dhe pagat.

"Besoj është një ditë ku secili prej nesh shpreh sakrificën, në shenjë mirënjohje dhe falenderimi vjen për të shprehur mirënjohjen tonë. keni mbajtur një peshë shumë të rëndësishme, falë punës tuaj ia dolëm me sukses, kjo ditë të festohet dhe të kujtohet vazhdimisht për të vlerësuar çdo sakrificë. Ka qenë angazhim i të gjithëve për të përmirësuar punën dhe pagën e tyre", tha Spahiu.

Ora 10:54
Meta në ditën ndërkombëtare të infermierëve: Shkëlqyet në vijën e parë në luftën e COVID-in

Një mesazh falenderimi në ditën ndërkombëtare të infermierëve ka pasur edhe presidenti Ilir Meta. Meta vë theksin edhe tek mbrojtja e bluzave të bardha në betejën e tyre me COVID-19.

"Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, na kujton sot se mirënjohja e thellë, falenderimi dhe përkujdesja për heronjtë e ditëve tona, nuk duhet të shprehet vetëm në një ditë. Shoqëria jonë dhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes maksimal për trajtimin dhe vlerësimin e merituar të infermierëve, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin, sakrificat dhe dashurinë për jetën, shkëlqyen në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne. Krenar për ju dhe përherë mirënjohës", shkruan Meta.

Ora 10:01
Ministrja Xhaçka falënderon mjekët ushtarakë: Puna juaj e jashtëzakonshme (VIDEO)

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë takimit me efektivët e FA vlerësoi personelin shëndetësor ushtarak dhe atë civil në të gjithë vendin, për punën e bërë gjat ëkësaj periudhe ku vendi është prekur nga koronavirusi.

 “Falënderim dhe një përgëzim gjithësecilit për punën e jashtëzakonshme që keni bërë. Falë punës tuaj dhe bluzave të bardha në të gjitha strukturat shëndetësore janë parandaluar probleme që mund të ishin shkaktuar si pasojë e pandemisë. E di që nuk ka qenë e lehtë, por edhe vëmendja jonë, e qeverisë, e Ministrisë së Mbrojtjes dhe e Ministrisë së Shëndetësisë ka qene tek marrja e të gjitha masave, për trajtimin dhe për kushtet në mjedisin tuaj të punës dhe fatmirësisht nuk kemi pasur probleme. Një gjë është e sigurt, që më punën tuaj të jashtëzakonshme me kurajon dhe profesionalizmin që karakterizon gjithësecilin, ia keni dalë më së miri të parandalojmë probleme të tjera që mund të kishim pasur, nga çadrat e triazhit e deri brenda në spital ku vijon i gjithë procesi”- u shpreh ministrja Xhaçka.

Në Spitalin e Traumës shërbejnë 120 mjekë dhe infermierë ushtarakë të specialiteteve të ndryshme. Në çadrat e triazhit të ngritura nga Forcat e Armatosura pranë Spitalit të Traumës janë kryer 1296 kontrolle paraprake që prej muajit mars kur këto çadra u ngritën.

Ora 09:36
Ruçi-infermierëve: Nuk do ta harrojnë kurrë përkushtimin dhe vetëmohimin tuaj

Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshendeti sot infermieret dhe infermierët e Shqipërisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierit. 

 “Asnjëherë kombi nuk është zgjuar me kaq mirënjohje sa sot, për ju, motra dhe vëllezër infermierë të Shqipërisë. Sepse sot ju nuk jeni thjesht 13 mijë profesionistë që u shërbeni të sëmurëve. Sot Shqipëria u shpreh mireënjohjen 13 mijë luftëtareve dhe luftëtarëve në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, kundër pandemisë që ka izoluar miliarda njerëz në botë. Të gjithë kontribojnë në këtë betejë, por ju jeni parzmorja e kombit për mbrojtjen e jetëve njerëzore në këto ditë të vështira. Gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë, të moshuarat dhe të moshuarit e Shqipërisë nuk do ta harrojnë kurrë përkushtimin dhe vetëmohimin tuaj. Sot, drejtues të lartë të Kuvendit të Shqipërisë, do t’u dhurojnë nga një karafil 375 infermiereve dhe infermierëve që shërbejnë të Shërbimi Infektiv, Urgjenca  Kombëtare dhe Spitali “Shefqet Ndroqi”, në shenjë mirënjohje për vetëmohimin e tyre për mbrojtjen e jetëve njerëzore. Ju e bëtë dhe po e bëni detyrën tuaj. Tani ne duhet të bëjmë detyrën ndaj jush.”, shkruan Ruçi, në mesazhin e tij me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierit.

Ora 09:00
Rama: Me sytë e trishtuar, vragat në fytyrë nga turnet e gjata na mësuan se hero të bën sakrifica

Mirënjohja, falenderimet për infermierët këto ditë ka qenë e pafundme, por nuk mund të mungojnë as në ditën e tyre ndërkombëtare. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të postojë një pikturë, të një fëmije i cili mban në duar "super- heroinën" e re të kohërave moderne, infermieren.  

"Mirëmëngjes! Kurrë s’ ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre! Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica. Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri", shkruan Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • z.Meza thote Juve shkelqyhet ne Diten e Nderkombetareve te Infermiereve.: 12/05/2020 11:11

    Ndersa z.Meta shkeqehu ne Diten e Bllokut 7% ne dore ,,shkelqehu edhe me nje nga Vilat ne te Bukura ne Lazer .. Qe e ka ndertuar apostafat per Pushime per Juve INFERMIERE te dashur ..

    Përgjigju
  • Palasa: 12/05/2020 10:21

    Lere propaganden Edi. Populli renkon ne varferi. Ti e zbraze Shqiperine

    Përgjigju
    • Dangellia: 12/05/2020 11:37

      Filem i djegur

  • Infermieri Spitalit VLORË: 12/05/2020 09:31

    Flm për respektin dhe për urimet por nuk na bëjnë punë... Sa për djeni ne infermierët e Vlorës sa herë kur ju vinit në Vlorë për mitingje në sheshe apo në pallatin e sportit na kanë/keni detyruar të mbushim sallat dhe sheshet, në të kundërt shikoheshin si armiq klase dhe do ndëshkoheshim me vendin e punës. Në këtë pikë them flm coronavirus se të paktën për disa kohë nuk kërkuat si imazh sheshesh e sallash plotë. Turp Turp Turp!!

    Përgjigju
    • Dangellia: 12/05/2020 11:35

      Film i par shum her

  • Ilir: 12/05/2020 09:30

    Fjale te bukura por kujdes nga hipokrizia! Me rrogat me te ulta ne Evrope. Me heqjen e shperblimeve 2 here ne vit per performancen me mosrritjen e pagave ju urojme gezuar me barkun bosh dhe koken ne gijotine! Rroft partia shtet me udheheqesin ne krie...!

    Përgjigju
    • Dangellia: 12/05/2020 11:38

      Theatro na ben e kemi par

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë