Në ditën ndërkombëtare të librit, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një aktivitet ku ishin të pranishëm shumë të rinj, të quajtur 'Maratona e Librit'.
I ulur mes të rinjve, kreu i qeverisë ka marrë në dorë librin e shkrimtarit Ismail Kadare të titulluar "Mëngjeset në kafe Rostand"
Kadare me librin “Mëngjeset në kafe Rostand” rrëfen mbi eksperiencat e tij në Paris, por nuk e mënjanon historinë dhe kulturën shekullore shqiptare, duke trajtuar aspektet e jetës politike dhe asaj shoqërore: Shqipëria dhe Europa, Gruaja në shoqërinë shqiptare, mbulimi me ferexhe, por dhe kurajo e pashembullt e Ahmet Zogur për ta hequr atë "mbeturinë të perandorisë Osmane", nga fytyra e gruas. Kryeministri Rama zgjodhi pikërisht këtë pjesë të librit për ta ndarë me nxënësit e shkollës Faik Konica.