/ATSH/.- Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IRCA (Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri) organizuan te merkure në ambjentet e ministrisë një aktivitet kulturor me rastin e 8 prillit, "Ditës Ndërkombëtare të Romëve". Në aktivitet, u përfshinë disa aspekte kulturore të komunitetit Rom, me qëllim evidentimin dhe promovimin e traditave kulturore të këtij minoriteti në vendin tonë.
"Trashëgimia kulturore rome, si vlerë e trashëgimisë kulturore Shqiptare" ishte edhe tematika që u përcoll gjatë aktivitetit me qëllimin e paqes dhe zhvillimit për të gjithë romët në një botë pa diskriminim e racizëm.
"Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë Rome, traditave dhe kulturës, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komunitetet Rome në të gjithë botën" u shpreh ministrja Mirela Kumbaro në fjalëne rastit gjatë çeljes së aktivitetit.
"Ministria e Kulturës ka bërë një punë konkrete përsa i përket ruajtjes promovimit dhe zhvillimit të Kulturës Jomateriale Rome" theksoi Kumbaro gjatë fjalës së sajë.
"Kjo punë është realizuar edhe falë bashkëpunimit me komunitetin rom e veçanërisht me shoqatat dhe insitucionet që përfaqësojnë kulturen rome në Shqipëri" shtoi Kumbaro.
Ndërkohë që veçohet fakti se për herë të parë Ministria e Kulturës i ka dhënë një hapësirë të veçantë përfaqësimit të kulturës rome në platformat e saj digjitale në gjuhën rome.
Për herë të parë në vendin tonë artistët romë prezantuar kulturën jomateriale dhe gjuhën e popullit Rom në Novelën Grafike të artistit Sead Kazanxhiu, të cilit sot Ministria e Kulturës i promovoi edhe katalogun e tij personal, ku ndër të tjera ky artist tashmë me famë ndërkombëtare, paraqet një pjesë të konsiderueshme të trashëgimisë kulturore
Rome.
/Shqiptarja.com