Ditë pune ekstra, dhënie amnistie, vlerësim fiktiv sjelljeje, akuzat për 18 punonjësit e burgjeve në Fier e Tiranë! Nga Taulant Balliu, te Viktor Ymeraj e Bledar Qemalaj, ja kush përfitoi

Gjithsej 55 shkelje duke përfshirë favorizime për dhënie amnistie, dhënie ditë pune plus, vlerësim sjellje fiktive etj, janë disa prej akuzave ndaj 18 punonjësve të burgjeve që u dha dje masa e ‘arrestit në shtëpi’, kërkuar nga prokurori Bledar Valikaj.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, thuhet se janë konstatuar 19 raste ku të dënuarit vlerësoheshin për sjellje të mirë me fakte të rreme; 6 raste ku për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme, ndërsa 28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive në burgun e Fierit.

 “Në funksion të verifikimeve të kryera në funksion të të dhënave të administruara nga grupi i policise gjyqësorë i deleguar, u konstatuan problematika të cilat kanë karakter dhe plotësojnë elementët e veprave penale, të cilat përmenden konkretisht;  19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; 6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; 28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falcifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier: 1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë. Njësia tregtare brenda institucionit IEVP Fier, nuk ka përmbushur detyrimet që lindin nga kontrata e qirasë për tu pajisur me aparat matës të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm duke sjellë për pasojë dëm në buxhetin e IEVP, (vërtetuar dhe verifikuar nga organet FSHU se nuk ka aparat matës të energjisë elektrike)”, thuhet në dosje.

Kujtojmë se dje Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i burgjeve ekzekutoi dje 18 masa sigurie të dhënë nga gjykata, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës për punonjësit e burgjeve, pas një kallëzimi të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve për korrupsion. Në mesin e tyre janë edhe disa gardianë të një burgu në kryeqytet. Kallëzimi është bërë nga Drejtoria e Burgjeve, më pas hetimet janë ndjekur nga Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj, dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka bërë ekzekutimin e masave të sigurisë.

EMRAT: 

1. Gerard Nonaj me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor në burgun e Fier. Akuzohet për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”. Nonaj ka falsifikuar formularët për të dënuarit, ku rreth 41 prej tyre kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të padrejtë.

2. Ervis Alliaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor (larguar nga detyra) i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim dokumenteve” dhe “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”. 21 të dënuar kanë përfituar ulje dënimi nga falsifikimi i dokumenteve nga Alliaj.

3. Bashkim Meçi, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Policisë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve”. 21 të dënuar kanë përfituar ulje dënimi nga falsifikimi i dokumenteve nga Meçi.

4. Eris Isufaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Kujdesit Social, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve”. Isufaj në cilësinë e shefit të sektorit social nuk ka hapur regjistër për përllogaritjen e ditëve të punës, si dhe duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në burgun Fier, kanë pasqyruar të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit, të cilët kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të pa drejtë në 46 raste.

5. Albi Rezhda, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 28 raste).

6. Dorjan Nukaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore (i Komanduar), i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.  (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 22 raste).

7. Arbëri Gjermeni, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 28 raste).

8. Enflor Hoxha, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë (i komanduar), i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 23 raste).

9. Florida Mata, me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës e dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Shpërdorim detyre” e parashikuar nga nenet 137, 248 dhe 25 i K.Penal. (Në cilësinë e shefes së financës, pasi vihet në dijeni të lidhjes së kontratës së qirasë me subjektin tregtarë në IEVP Fier lejon vjedhjen e energjisë elektrike nga subjekti tregtarë duke plotësuar fatura afrofe të pagesës së energjisë elektrike në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, si dhe në parashikimet kontraktuale në kontratë me subjektin tregtarë në dy ambiente të ndryshëm dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 12 raste).

10. Fatos Lika, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Policisë i komanduar në këtë detyrë dhe shefit të regjimit të brendshëm, i dyshuar  për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  shefit të shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 23 raste).

11. Neritan Mataj me detyrë Specialist i Regjimit të Brendshëm, i dyshuar  për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 6 raste).

12. Mato Mataj me detyre Specialist i regjimit të brendshëm i dyshuar  për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 12 raste).

13. Ermal Liçaj me detyrë Specialist i sektorit social i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 1 rast).

14. Xheniana Buzi me detyre Specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  specialistit të sektorit social ka paraqitur dokument me përmbajtje të ndryshëm nga ai që është administruar në dosje për të një të dënuar dhe duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 10 raste).

15. Denisa Bendaj me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 5 raste).

16. Sidorela Vogli me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 4 raste).

17. Jonida Qato me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 3 raste).

18. Eduart Rrapaj, administrator i njësisë tregtare në IEVP Fier, i dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “vjedhje të energjisë elektrike” në bashkëpunim me punonjës të IEVP Fier e parashikuar nga nenet 137 dhe 25 i K.Penal.

(Kliko këtu për dosjen e akuzave ndaj 18 punonjës burgjesh)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:02
Ekzekutoi vrasësin e vëllait/ Si përfitoi ulje dënimi Bledar Qemalaj duke i shënuar ditë pune fiktive në kartelë

1664307764_6400473e3b38cbc389c344098e0ae866927d.png

Një nga të dënuarit që është favorizuar nga gardianët në burginë e Fierit është edhe Bledar Qemalaj, i dënuar për vrasjen e Edmond Vruhos dhe për trafik heroine nga Shqipëria drejt Italisë. Qemalajt i janë shënuar në kartelë 104 ditë pune të kryera në burgun e Fierit, për periudhën Janar, Shkurt, Mars, Prill 2020 edhe pse nuk ka kryer asnjë ditë punë dhe ka përfituar rreth 15.6 ditë ulje dënimi.

Pjesë nga dosja

Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 104 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën Janar, Shkurt, Mars, Prill 2020.

Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.320 prot datë 27.11.2018, i cili fillon me datën 14.09.2019 dhe përfundon me datë 29.04.2021 dhe rezulton se i dënuari Bledar Qemalaj, nuk ka dalë në punë e konvertuar në ulje dënimi 0 ditë konkretisht;

Për muajin Janar 2020, nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajin Shkurt 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajin Mars 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajin Prill 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Referuar Urdhrit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime". Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.

Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Çështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj, Ervis Alliaj Shefi i Policisë Bashkim Meci Përgjegjësi i Sektorit Shendetsorë Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha.

Personat përgjegjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP

Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 15.6 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 0 ditë ulje dënimi nga puna.

Në vitin 2004, Qemalaj ekzekutoi me armë zjarri Edmond Vruhon, katër vite pasi Vruho i kishte vrarë të vëllanë. Qemalaj ka bërë edhe trafik droge. Po në vitin 2004, ai  në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ka arritur që të trafikojë nga Shqipëria drejt Italisë 15 kg lëndë narkotike e llojit (Heroinë).

Ora 19:01
Zyrtarë të burgut i bënin gati letrat, si përfitoi ulje dënimi anëtari i bandës së ‘Gaxhait’

Një nga të cilin e kanë ndihmuar që të përfitonte ulje dënimi pavarësisht se ishte ndëshkuar me masë disiplinore, është anëtari i bandës së “Gaxhait”, Viktor Ymeraj. Emri i tij del në dosje.

“Nga verifikimi i Dosjes Penale e të dënuarit Viktor Shefqet Ymeraj, me vendimin e Komisionit Disiplinor të IEVP Fier, me datë 23.03.2020 është vendosur dhënia e masës dispilinore 20 ditë “Përjashtim nga veprimtaritë e përbashkëta” për të. Janë dërguar Vlerësimi i Sjelljes me nr.494 prot, datë 05.05.2021 drejtuar gjykatës, duke u shprehur në vlerësim se, i dënuari Viktor Ymeraj nuk është ndëshkuar me masë disiplinore dhe ka arritur në konkluzionin se “…shtetasi i dënuar plotëson kriteret ligjore për të përfituar ulje dënimi dhe komisioni vendos pranimin në masën 70 ditë të kërkesës për ulje dënimi…”. Gjykata mbanë parasysh edhe mendimin e komisionit te vlerësimit te sjelljes së IEVP Fier, i cili është shprehur për pranimin e kërkesës.  Gjykata ka dal me vendim nr.555 datë 05.05.2021 dhe ka vendosur ulje dënimi në masën 85 ditë për të dënuarin Viktor Ymeraj”, thuhet në dosje.

Ymeraj është një nga personazhet më të njohur të botës së krimit në Vlorë dhe i dënuar për dy vrasje, ndërsa ndryshe njihet me nofkën “Tori i Xhihanës”. Ymeraj ishte dënuar për 2 vrasje të kryera më 1999, si anëtar i bandës së Gaxhait ndërsa emri i tij del në pah vazhdimisht pas ngjarjeve kriminale në Vlorë, kjo edhe për shkak të lidhjes së tij me Edison Harizaj (është daja i “Faqedjegurit”), i cili u ekzekutua në një atentat në Durrës.

 

Ora 18:22
Kush është krahu i djathtë i bandës së Tan Kateshit përfitoi 19.5 ditë ulje dënimi pasi u favorizua nga administrata e burgut të Fierit

1664295915_65.JPG

Taulant Balliu, i dënuar përjetë për vrasje e krime të rënda si anëtar i bandës së Tan Kateshit në Elbasan, është ndër të favorizuarit e administratës së burgut të Fierit. Sipas dojes, thuhet se ky i dënuar ka përfituar 19.5 ditë ulje dënimi, kur ndërkohë i takonin vetëm 9. Ky favorizim i është bërë duke i shënuar më shumë ditë punë brenda burgut.

"Në dosjen penale të dënuarit Taulant Balliu , ka rezultuar se Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 130 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën muajit Tetor, Nëntor, Dhjetor viti 2019 dhe Janar, Shkurt viti 2020.

Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.68 prot datë 26.02.2018, i cili fillon me datën 04.07.2019 dhe përfundon me datë 05.09.2020 dhe rezulton se i dënuari Taulant Balliu, ka dalë në punë 60 e konvertuar në ulje dënimi 9 ditë konkretisht;

Për muajn Tetor 2019, ka dalë për punë në datat 2, 3, 14 (gjithsej 3 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Nentor 2019, ka dalë për punë në datat 21, 26, 28, 29, 30 (gjithsej 5 ditë)  dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Dhjetor 2019 ka dalë për punë në datat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 21, 24, 26 (gjithsej 22 ditë)  dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Janar 2020, ka dalë për punë në datat 8, 10, 11, 13, 14, 22, 24, 27, 28, 29 (gjithsej 10 ditë)  dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Shkurt 2020 ka dalë për punë në datat 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10, 11, 12, 14, 17, 18, 19, 20, 21, 24, 25, 27, 28, 29 (gjithsej 20 ditë)  dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Referuar Urdhërit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime”. Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.

Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Çështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj, Ervis Alliaj Shefi i Policisë Bashkim Meci Përgjegjësi i Sektorit Shendetësorë Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha.

Personat përgjegjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Ervis Alliaj, Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP

Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 19.5 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 9 ditë ulje dënimi nga puna", thuhet në dosje. 

Taulant Balliu është i njohur ndryshe me pseudonimin “Cikja”. Ai ka qenë krahu i djathtë i kapos së grupit kriminal të ngritur në vitin 1997 në qytetin e Elbasanit, Tan Kateshi. Gjatë trazirave ai është mbajtur si një prej ekzekutorëve kryesor të bandës, të përbërë nga 30 persona, 11 prej të cilëve të vrarë. Banda që drejtohej nga Artan Kateshi, që më pas mori dhe emrin e tij, aktivitetin e saj kryesor e ka nisur me grabitje në akset rrugore, vendosje gjobash, vjedhje me dhunë të makinave etj.

Ora 13:33
Lista, kush janë 19 të dënuarit që përfituan ulje të dënimit me raportime fiktive! Iu fsheh masa disiplinore

1664278941_16412263781607508395viktorymeri.jpg

Në dosjen e siguruar nga Report Tv 19 të dënuar ishin ndëshkuar me masa disiplinore dhe kishin përfituar ulje dënimi në bazë të vlerësimit të sjelljes, dërguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, pa pasqyruara masën disiplinore.

1.      Albin Jakë Mexhaj, ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerëismin e sjelljes

2.       Bebeto Kapo Basha ishte dënuar 4 herë me 14 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

3.      Gent Kapo Tota ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

4.      Andrea Xhelal Boci i dënuar me masën disiplinore “Këshillim individual” por nuk është [paraqitur në vlerësimin e sjelljes

5.      Fatjon Kujtim Karafili i dënuar me 10 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

6.      Arben Zeqiraj , i dënuar me 10 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

7.      Muhamed Abaz Sallahi ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

8.       Falsifikim dokumenti në rastin kur i dënuari Maksim Sota kërkoi ulje të dënimit

9.       Sokol Çuman Burhamaj (Lamaj) ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

10.  Armand Memisha Hoda , ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

11.  dënuarit Kaman Rexhep Lumani ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

12.  Anastasios Joannis Exadaktylos ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

13.  Pjetro Maria Agim Meçaj ishte dënuar me 10 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

14.  Alban Elmaz Çoku u dënuar me 10 ditë izlo dhe “Këshillim individual”, janë fshehur në raportin për vlerësimin e sjelljes

15.  Gazmend Bajram Allkaj ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

16.  Viktor Shefqet Ymeraj ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

17.   Halil Luan Shyti ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

18.  Hekuran Muçaj ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 27/09/2022 17:42

    Po faj paskan te gjithe nenpunesit po ish drejtori joo. Arjan arjan ti e ke ka dash burgun i pari .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Festë e madhe te Zvicra, Xherdan Shaqiri i shënon Serbisë

VIDEO/ Festë e madhe te Zvicra, Xherdan Shaqiri i shënon Serbisë