Ditëlindja e dy shkrimtarëve, Primo Shllaku: Është për t’u shqetësuar për të ardhmen letrare të Migjenit dhe Agollit

Në nderim të kontributit letrarë të dy shkrimtarëve, Migjenit dhe Dritëro Agollit, u organizua në Muzeun Historik Kombëtar një aktivitet kushtuar dy autorëve në ditën e lindjes. Studiuesit i’u referuan veçmas veprës së Migjenit gjatë shekullit të XX, frymës moderniste që ai solli në letrat shqipe, por dhe Agollit, i cili përmes vargjeve të tij, emancipoi shoqërinë gjatë realizmit socialist

“Do t’i quaja dy përfaqësues që shënojnë gjithë shekullin XX, nga fillmi me moderinitetin me Migjenin, e më pas me Agollin, një poet që me vargjet e tij shënjoi njerëzit gjatë periudhës së soc-realizmit”, shprehet Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit edhe Leximit.

“Unë nuk është se jam studiues i Migjenit, por duke qenë se inversi im është për filozofinë, duhet të pranoj se ënse ka një poet që sjell më pranë konfliktin gjuhë mendim është Migjeni”, shprehet  studiuesi Elvis Hoxhaj.

Shqetësimi, që ngriti në këtë përvjetor shkrimtari dhe poeti Primo Shllaku, ishte veçanërisht për ndjeshmërinë, që ka rinia e sotme, qoftë për krijimtarinë letrare të Agollit, qoftë për të Migjenit .

“Ne që kemi punë me katedrat e studenteve, edhe që masim pulsin tek ajo që është ardhmëria e ndjeshmërisë letrare, rinia e sotme, jemi shumë të shqetësuar për fatin e Migjenit në ardhmëni. Unë do të isha shumë optimist nëse do të mbështetesha tek ajo që thotë elita intelektuale në lidhje me Migjenin. Por kjo nuk mjafton. Kur autorët vdesin, është shoqëria, brezat e ardhshëm qe e marrin përsipër çuarjen përpara jetën e autorëve. Kështu ka ndodh më te gjithë. Da Vinci ka 500 vjet dhe e njohin deri në Azinë e largët, sepse shoqëria kujdeset shumë për mekanizmin e zgjatjes së jetës. Tek ne personalitete, si Migjeni, edhe si puna e Agollit po deshe, se kanë punën mirë pas vdekjes. Kjo shpjegohet me frakturat e shumta të shtyllës kurrizore”, thotë Shllaku.

Shllaku ndali edhe tek mënyra se si kritika e regjimit komunist ka përdorur figurën e Migjenit, duke e vlerësuar vend edhe pa vend, aq sa sot ai ka mbet në hije.

 “Por unë them se ajo që i ka ndodh Migjenit, mos i ndodhtë njeriu. Jam shumë në merak, se ndoshta përmbajtja e veprës së tij u përdorë keq kur u ngrit lart nga kritika e diktaturës. Ne sot kemi një Migjen nën hije, që i përgjigjet mjerisht atyre skulpturave qe ndodhen pas hotel Dajtit... Në kohën e tij gëlonin institucione me emrin e tij, teatri “Migjeni”, po ai s’ka shkruar asnjë skeç, apo dhe ndërmarrja “Migjeni”. Kjo tregon sesa banal ishte mendimi kritik asokohe. I vetmi institucion që mban emrin e tij, me meritë është shkolla ne Pukë”, shprehet Shllaku.

Në datë 13 tetor Millosh Gjergj Nikolla, (Migjeni) do të festonte ditëlindjen e 109-t, ndërsa Dritëro Agolli do të ishte 89-vjeç.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 15/10/2020 23:22

    Besojse Migjenin , jane munduar disa rryma politike , se ka pas mendimin dhe ka shkruar , sipas politikave te tyre . Por une nukse mendoj ashtu . Migjeni ka qene i vecant , ka shkruar sipas formimit dhe mendimit te tij . Pra , Migjeni ka pas ide politike dhe artistike , vet Migjenin . SHkrimet e tij, jane te nje stili te vecant , te pa ndikuara as nga arti i pas rilindies evropiane dhe as nga stili komunist i te berit art . Besojse perafrohet me pak shkrimtar te rilindies evropiane . Pra stilistika e Migjenit , te te berit art , i ngjan vetem botes se gjere e te vecant Migjeniane . Sa per Agollin , e njofim si mjeshter te penes dhe te fjales .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë