Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht Drejtues Politik i Qarkut Elbasan Taulant Balla mblodhi strukturat e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit në ditën e shënuar të 29 vjetorit të krijimit të kësaj partie. Kjo ditëlindje e gjen PS në një moment të rëndësishëm tha Balla, në rrugën e integrimit europian, teksa garantoi se në mandatin e tretë PS do të qeverisë vetëm në aleancë me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi.
“Gëzuar ditëlindjen e 29 të PS çdo anëtari e simpatizanti të kësaj partie. Kjo ditëlindje e gjen PS në një moment shumë të rëndësishëm të rrugës europiane, një angazhim i kahershëm, prej ditës së parë të krijimit të kësaj partie, në funksion të atyre vlerave që kjo parti ka promovuar në rrugën e saj, si sundimi i shtetit të së drejtës, i sundimit të ligjit, e mbi të gjitha ndërtuar këto në parimet e solidaritetit social.
Unë, ashtu sikurse shumica e shqiptarëve, konstatoj se PS është partia që e ka pozicionuar veten në anën e duhur të historisë, pra duke forcuar rolin e shtetit në shërbim të qytetarëve, duke besuar tek respekti ndaj Kushtetutës dhe ndaj ligjit dhe duke i dhënë Shqipërisë, në qeverisje, një status dhe një pozicion të rëndësishëm, jo vetëm rajonal, por edhe në aspektin rajonal. Sot gjej rastin të falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuuar në PS, në fuqinë kryesore të ndryshimeve pozitive në Shqipëri, që tek themeluesi i parë e deri tek anëtarët e thjeshtë. Ndërkohë duke ju referuar momentit në të cilin ndodhemi, unë besoj që nga PS, duke vijuar këtë orientin proeuropian dhe duke i qëndruar besnikë aleancës së vetme politike me njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi, duhet të them që unë kam besimin e plotë, që në prill apo maj të vitit 2021, kur të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme, në aleancën me njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm, ne do të fitojmë besimin e shqiptarëve për një mandat të tretë”, deklaroi Balla.
Lajmi kryesor:
Historia përmes videos/ PS feston 29-vjetorin, Rama: Nëse doni ta provoni, çojini deri në fund! Festë edhe në PD, Basha bëhet 46-vjeç
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale
21 Nëntor, 10:58
-
Nis së shpejti projekti i ripërtëritjes së Ujërave Termale të Bënjës në Përmet, destinacion që preferohet nga turistët
21 Nëntor, 08:16
-
Vrasja e 14 vjeçarit, psikologia për Report Tv: Mbyllja e Tik Tok dhe Snapchat një masë jo vetëm për adoleshentët, por edhe ndaj atyre që kanë varësi
20 Nëntor, 20:54