Ditëlindja e Romës, Dasma e Skënderbeut ne Kaninë dy anë të ndryshme të medaljes së Trashëgimisë Kulturore

Ditëlindja e Romës, Dasma e Skënderbeut ne Kaninë dy anë të ndryshme të medaljes së Trashëgimisë Kulturore

Moment nga improvizimi i dasmës së Skënderbeut në Kaninë

Për dreq megjithëse kisha vendosur të mos flisja fare për "Dasmën e Skënderbeut në Kaninë" nuk e mbajta dot dorën dhe u ula të shkruaj dy fjalë. Kjo pasi një miku im nga Roma me dërgoi disa foto nga procesioni masiv i organizuar në Rome me rastin e themelimit të saj. I ulur në një qoshe të kafenesë se katit të 5 të Unesco me një pamje të mrekullueshme përballë dhe me plot njerëz të kulturës përqark tek debatojnë mbi rendësinë e trashëgimisë kulturore, m’u duk vetja i pafuqishëm për të folur seriozisht për një eveniment lokal në Shqipëri. Ka tashme disa dekada që trashëgimia kulturore në Shqipëri nuk merret më seriozisht, as për vlerat e saj dhe as për mundësinë e madhe qe ka për zhvillimin e turizmit. Për këtë arsye edhe debatet intelektuale mbi rolin e trashëgimisë kulturore kanë shteruar. Por ndoshta ishin fotot e procesionit të Romës apo qenia në ambientet e ndërtesës së Unesco-s që më bënë të shkruaj dy fjalë mbi evenimentin më të fundit kulturor në lidhje me trashëgiminë. 

Procesionet apo rikrijimet e ngjarjeve historike nuk janë një gjë e re dhe tashmë në disa vende shumë të zhvilluara janë pjesë e rëndësisshme e asaj qe e quajmë Turizëm Kulturor. Vende të ndryshme po e zhvillojmë me shumë profesionalizëm këtë fushë duke e kthyer tashmë këtë fushë të re të Trashëgimisë në një mënyrë të rëndësishme edukimi nëpërmjet ngjarjeve historike. Unë sapo pashe me shumë vëmendje Muzeumin e Trashëgimisë Vikinge në Suedi, i cili vizitohet nga një numër rekord njerëzish të interesuar për këtë pjesë të trashëgimisë europiane. Mund të përmend një numër Muzeumesh të hapura, ku rikrijimi i betejave apo ngjarjeve historike kthehet në një feste të rëndësishme lokale dhe ndërkombëtare. Prandaj Dasma e Skënderbeut si ide në vetvete duhet parë si një iniciative pozitive, e cila mund të pasohet nga plot ide të tjera të këtij zhanri.

Por, si gjithnjë në Shqipëri pozitiviteti apo serioziteti i gjësë kur vjen për t’u realizuar kthehet në një farsë komike e cila të trishton. Përse vallë jemi kaq të paaftë të prodhojmë gjëra serioze? Perse valle një ide e shkëlqyer për zhvillimin e turizmit të trashëgimisë kulturore duhet të kthehet një theatër banal fshati? Përse e bëjmë edhe Skënderbeun e shkretë qesharak? Shikoni seriozitetin e organizatoreve italianë të procesionit të Romës. Prodhimi i veshjeve deri në detaje, serioziteti, madhështia e ngjarjes, sjellja e njerëzve e plot detaje të tjera qe të bëjnë ta jetosh atë periudhë të lashtë. Po Dasma jonë? një farsë komike që të bën të qash, që nga mënyra e sjelljes së njerëzisë që ishin grumbulluar e tek fshatari që tërheq Kalin e Donikës me spango a thua se në të gjithë Vlorën nuk gjendeshin dot një palë kapistalle për kuaj. Që tek figura qesharake e Skënderbeut të shkretë me këpucë me qafa si personazhi i Bob the Builder hipur në një kafshë që më shumë dukej si dhi e bardhë dhe jo si kalë. tek kolltukët turq apo një mavri me bojë qe ju tundej mbi kokë një flamur të mbërthyer në një tub plastike e të tjera e të tjera mysybete. Ndokush mund të thotë e “po edhe ti pse e bën qimen tra?”. “Shqyqyr qe u bë diçka, shqiptarë jemi”. 

Në fakt jo, unë mendoj se diçka ka ndodhur në psikozën tonë të paktën në fushën e trashëgimisë dhe seriozitetit ndaj saj. Për ilustrim i bashkëngjita këtij postimi dy foto nga një aktivitet i organizuar në Vlorë ekzaktësisht 100 vjet më parë. Shikoni çfarë rregulli, çfarë serioziteti dhe çfarë fisnikësh të vërtetë duken këta vlonjate me kuaj. Kjo foto mund të jetë bërë kudo në çdo kryeqytet të kohës dhe nuk ka asnjë ndryshim nga garat me kuaj të aristokracisë angleze për shembull. Në gjithë këtë përsiatje të gjatë unë mendoj se ajo që në kemi humbur bashke me seriozitetin është fisnikëria, aristokracia, shkëlqimi i asaj pjese të shoqërisë që ishte rritur me kuaj p.sh apo dinte se çfarë ishin kështjellat apo sarajet. Njerëz qe kuajt nuk i tërhiqnin me spango apo me litar si mushkat e fshatit, njerëz qe dinin si të visheshin për ngjarjen tamam sipas kohës dhe jo me këpucë të Bob the Builder. Njerëz që jetonin me tragjedinë dhe seriozitetin e historisë dhe jo duke u bere karagjozë me një ide aq interesante dhe aq të bukur, që në se do të dihej si të organizohej dhe zhvillohej mund të bëhej me të vërtetë një reze shprese në tymin e madh qe ka mbuluar trashëgiminë tonë kulturore.
 


Aktori që luan Skënderbeun dhëndër, i veshur me këpucë alpine me qafa që nuk ekzistonin në atë kohë dhe s'vishen kurrë në dasma


Festa e Romës pamje nga manifestimet

( Momenti i improvizimit të dasmës së Skënderbeut në Kaninë )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 25/04/2018 17:29

    I lumte Pena Auron Tares! Fjalet qe duhet te shkruheshin patjeter nga gazetaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot