Ditët e para të 2020 në kryeqytet, gjallërohen rrugët e Tiranës, bizneset nisin punën normalisht (VIDEO)

E ndërsa data shënon tre janar, në rrugët e Tiranës shohim gjallërim, ndryshe nga dy ditët e para të 2020-ës, ku gjithçka na zinin sytë ishin rrugët e zbrazura e qepenat  e mbyllura të bizneseve.

Në një vëzhgim me kamerat e Report Tv vumë re se pjesa më e madhe e bizneseve i janë rikthyer punës, dhe të rralla ishin dyqanet me qepenat e mbyllura.

Duke shfrytëzuar ditët e pushimit deri më 6 janar, qytetarët kanë zgjedhur që të kalojnë kohë me familjen, duke argëtuar fëmijët pranë sheshit “Skënderbej”, të cilësuar gjatë muajit dhjetor si “Fshati i Festave”.

Ditët pas festave po i kalojmë shumë mirë, jemi pushim, ditën e hënë kthehemi në punë me datë 6.  Atmosfera shumë e mirë, sivjet duken ditë edhe më të bukura, akoma na duket sikur nuk ka mbaruar festa.

Festave po ia kalojmë shumë mirë, u kënaqëm megjithëse hoqëm një trazi të madhe por mbas festave tani po japim një kurajo të madhe dhe ja kaluam shumë mirë, nga hidhërim u kthye në forcë.

Jemi me pushime, edhe nga e hëna e tutje do fillojmë punë”-u shprehën disa prej qytetarëve

Por të shumtë ishin dhe emigrantët që kanë zgjedhur kryeqytetin si destinacionin e festave duke ju gëzuar atmosferës së krijuar, por dhe rrezeve të diellit.

“Ja kaluam shumë mirë, madje festat po mbarojnë dhe se di si do ja bëjmë kur të kthehemi prap në punë, sot kam biletën për tu kthyer në Itali.

Shumë bukur, atmosfera shumë e mirë, ngrohtë, ditë me diell. Punoj jasht shtetit për momentin, por kam ardhur për pushime në Shqipëri”-thanë disa qytetarë

Që në ditët e para të janarit, kafenet e Tianës kanë qenë të mbushura plot, më së shumti gjatë pasditeve ku të rinjtë kalojnë kohë me shoqërinë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate