31 marsi është afati i fundit për të dorëzuar deklaratën e të ardhurave për vitin 2024. Detyrimin e kanë të gjithë të punësuarit që kanë pasur rrogë mujore bruto mbi 100 mijë lekë gjatë vitit të shkuar (mbi 1.2 milionë lekë në vit), të dypunësuarit dhe ata që kanë të ardhura deri 50 mijë lekë të patatuara të fituara nga të ardhurat nga qira ditore, Air Bnb apo booking.
“Kemi rreth 140 mijë individë që janë të punësuar ose të dypunësuar. Ka edhe individë të tjetër që nëse kanë bërë të ardhura bruto mbi 50 mijë lekë vjet kanë detyrimin për të dorëzuar diva. Këto të ardhura mund të jenë përfituar nga qiratë, apo platformat e ndryshme si booking apo AirBNB. Afati për diva është i parashikuar në ligj dhe nuk besoj se do të ketë një shtyrje të këtij afati”, tha Çelmeta.
Drejtoresha e proceseve të biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Rozana Çelmeta tha në Report TV se deri tani 60% e individëve që e kanë këtë detyrim kanë dorëzuar DIVA-n, por nuk pritet të ketë asnjë shtyrje të afatit të deklarimit.

“Jemi mbi 60% të individëve që e kanë deklaruar diva, sepse deri më tani janë mbi 85 mijë deklarata të dorëzuara”, tha Çelmeta për emisionin "Sot Live në Shqipëri të gazetarit Nertil Agalliu.
Por çfarë do të ndodhë me ata tatimpagues që nuk dorëzojnë deklaratën brenda 31 marsit?
“Individët që do të deklarojnë pas datës 1 prill do të kenë të gjeneruar edhe gjobën për deklarim të vonuar, dhe nëse do të jenë edhe subjekt me pagesa, do të kenë gjobë tjetër për deklarim të vonuar”, tha Çelmeta.
Kush nuk e dorëzon deklaratën gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa. Plotësimi i kësaj deklarate i shërben Administratës Tatimore për të bërë kontrolle për evazion fiskal si dhe për të hetuar pasurinë.
S.G/SI.E./Shqiptarja.comKomente

