TIRANE-Dhuna në familje nuk është plagë vetëm për çiftet me probleme ekonomike dhe të paarsimuara, por gjen strehë dhe tek ato intelektuale. Së fundmi një çift artistësh janë duke i dhënë fund martesës së tyre, dhe shkak janë mosmarrëveshjet mes tyre që kanë çuar deri në dhunim të njëri-tjetrit.
Zgjidhja paraprake, t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar Urdhër-Mbrojtje. Jo vetëm ajo, por edhe ai. Bëhet fjalë për muzikantin Sajmir Çili dhe gruan e tij, këngëtarja Suela Kalaja, me profesion psikologe. Mes tyre është një fëmijë i mitur, por gjykata e ka dhënë një zgjidhje në të mirë të të dyve deri në divorcin e plote te ciftit.
Ka qenë muaji Maj i këtij viti që po ikën kur Suela Kalaja kur është zhvilluar një seancë gjyqësore pas padisë që Suela kishte bërë ndaj burrit të saj Sajmirit.
Fillimisht ka qenë Suela e cila i është drejtuar Komisariatit të Policisë nr.1 në Tiranë, e nëpërmjet këtij institucioni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, “me kërkesë-padinë e lartpërmendur për Lëshimin e urdhrit të mbrojtjes ne favor te saj, për shkak të dhunes që pretendon se ushtron ndaj saj i padituri Sajmir Çili”, citon vendimi gjyqësor.
Por të njëjtën gjë ka bërë dhe Saimiri, që bëri kallzim penal ndaj së shoqes.
Duke se vajza e mitur e çiftit ka zbutur zemrat e çiftit. Në seancën e 4 Majit, pala e paditur, në këtë rast Sajmiri, nënshkroi një deklaratë me shkrim para gjykatës ku premtoi se jo vetëm që nuk do e shqetësojë Suelën, por do i krijojë ambientin e posaçëm në banesën e tyre të përbashkët deri në zgjidhjen e martesës.
Në këtë deklaratë, Saimiri premton se do tërheqë dhe kallëzimin penal që kishte bërë ndaj së shoqes nëse dhe ajo pushon Urdhër Mbrojtjen ndaj tij.
“Unë i nënshkruari Sajmir Flamur Çili deklaroj para gjykatës se Suela bashkë me vajzën të vijë të banojë në banesë të cilën do ta modifikojmë secilën me nga një hyrje më vete në shkallë, duke kryer dy ndarje më vete. Derisa të bëhet pjestimi ligjor i apartamentit, unë do të banoj në studio, e cila ka edhe një tualet dhe do të përdor derën kryesore, ndërsa nga ana e Suelës të përdoret pjesa tjetër e apartamentit duke hapur derë në shkallë, konform ligjit. Unë premtoj që nuk do ta shqetësoj Suelën dhe vajzën Isea derisa të përfundojë zgjidhja e martesës dhe pasojat e saj dhe me pushimin nga ana e Suelës e Urdhërit të Mbrojtjes, unë do të paraqitem në Prokurori të tërheq kallzimin penal që kam bërë kundrejt Suelës në ngarkim të saj, pasi dua që konflikti midis nesh të mos vazhdojë më dhe të mbyllet njëherë e mirë.”
Pas të shoqit u tërhoq dhe Suela, e cila menjëherë kërkoi pushimin e çështjes.
Si palë paditëse pasi dëgjoi deklarimin e palës së paditur Sajmir Çili, edhe ajo bëri një deklarim me dorëshkrim si më poshtë: “meqenëse nga ana e palës së paditur Sajmir Çili u përpilua deklarata në seancën e dt.4.05.2016, me vullnetin e tij të lirë ra dakort përsa është përshkruar në të, jam dakort të tërhiqem nga shqyrtimi i çështjes dhe kërkoj pushimin e saj”.
Dhuna në familje
Grindjet dhe mosmarrëveshjet në familje janë bërë shpesh shkak për konflikte të dhunshme mes çifteve shqiptare. Javët e fundit janë shënuar ngjarje të rënda ku burrat kanë dhunuar deri në vdekje gratë, por dhe janë hakmarrë ndaj tyre si në rastin e paprecedent të Korçës, ku pas grindjeve me gruan, një bashkëshort mbyti fëmijët. Shumë gra janë bërë pre e burrave dhunues edhe pse Gjykata ka dhënë urdhër mbrojtje ndaj tyre, vendime që nuk kanë hyrë kurtrë në zbatim si në rastin e Liljana Rukaj nga Fieri. E ndërsa si motive për ngjarje të rënda janë numëruar, xhelozia, gjendja e keqe ekonomike, ka dhe familje të tjera që janë drejtuar dyerve të gjykatës për të zgjidhur martesën në rrugë ligjore dhe në mirëkuptim të plotë. Por duket se kjo rrugë vlerësohet shumë e vështirë për shumë çifte, ndaj ndërsa rendin drejt divorcit, sjellin dhe episode si rasti i Sajmirit dhe Suelës.

(Vendimi i Gjykates per pushimin e çeshtjes)
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com