Divorcohet me gruan në Ceki duke shkëputur lidhjet me të birin, në kushtet e depresionit zhduket Sajmir Shijaku (VIDEO)

Edhe këtë të shtunë në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV kërkuam ndihmë për gjetjen e një tjetër të humburi. Sajmir Shijaku 51-vjeçari u zhduk nga shtëpia në zonën e Astirit në kryeqytet, më 27 shkurt të këtij viti, ndërsa jetonte me vëllanë dhe me babanë e tij, Shefqetin. Ky i fundit nuk ka reshtur cdo ditë duke kërkuar me shpresën për të mësuar dicka në lidhje me fatin e të birit. Ai shprehet se për Sajmirin nuk ishte hera e parë që largohej nga shtëpia për shkak të probleme të theksuara psikologjike që kishte shfaqur para afro 10 vitesh.

Më 27 shkurt ishim në shtëpi si gjithmonë. Unë jetoja me dy djemtë. Ai rrinte i mbyllur në shtëpi nuk dilte. Sajmiri qëndronte vetëm i mbyllnim derën. Atë ditë djali tjetër u kthye në shtëpi dhe hapi derën, menjëherë Sajmiri doli tha se kishte një punë po nuk u kthye më. Nuk është hera e parë që është larguar. Ikte dhe rrinte 1-2 muaj pa u kthyer, rrinte rrugëve. E kërkoja e gjeja rrugëve por nuk pranonte te vinte në shtepi. Me zor i mbushja mendjen. Kemi bërë denoncim edhe në polici por asgjë. Kam kërkuar kudo edhe në morg por asgjë.

2 ditë pas zhdukjes, familjarët zbuluan gjurmë të 51-vjecarit pasi më datë 1 mars Sajmiri kishte tërhequr kempin.

"U interesuam për kempin por nuk i kishte marrë. U interesuam sërish dhe djali kishte shkuar më 1 mars dhe e kishte marrë. Prillin se ka marrë.

Sajmir Shijaku është babai i një djali 12-vjeçar, i cili jeton me nënën e tij në Ceki, pas divorcit të prindërve. Pas pothuaj 20 vite qëndrimi jashtë vendit, 51-vjeçari kthehet përfundimisht në Shqipëri në vitin 2010. Divorci dhe largësia me të birin ndikuan në gjendjen emocionale të Sajmirit, i cili pas kësaj shfaqi edhe probleme të theksuara psikologjike.

Disa herë e shihja që fliste me veten e tij. Ai ka qenë i shtruar në spital u mjekua por pas një jave filloi të reagonte sërish nuk ishte në rregull. Refuzonte të pinte ilacet. Kur ka qenë i ri ai ka emigruar drejt Austrisë në vitin 1990 dhe më pas u njoh me një vajzë e cila e tërhoqi në Ceki. Jetonin bashkë me familjen e asaj vajzës. Në vitin 2010 u kthye. Nga veprimet që bënte kuptuam që djali nuk ishte mirë nga gjendja mendore. Ai është baba i një djali 12 vjec.

Shpresa e vetme e Shefqet Shijakut për të mësuar për fatin e të birit ka mbetur emisioni 'Pa Gjurmë'

I lutem kujto që e shikon të më njoftojë se skam ku ta kërkoj tjetër

 

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur