Katër dokumentet që do i merrni online nga Arkivi Qendror i Ndërtimit nga janari (VIDEO)

Duke nisur nga data 1 janar 2020, katër prej shërbimeve të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit, do të ofrohen online, duke bërë që qytetarëve të mos iu duhet më të paraqiten personalisht pranë sporteleve. Nisma për dixhitalizimin e shërbimeve vjen në kuadër të vendimit të kryeministrit Edi Rama, që deri në fund të vitit 2020, 91% e shërbimeve që sot ofrohen në sportele, qytetarët të mund t’i aksesojnë online.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, një prej institucioneve i cili ka nisur nga puna për të rritur numrin e shërbimeve online për qytetarët.

Synimi i ofrimit të këtyre shërbimeve është padyshim lehtësimi i procedurave për qytetarët, pasi një nga risitë që shërbimet online sjellin eshte, zvogëlimi I kohës se aplikimeve dhe nuk i kërkohet më angazhim qytetarit për të mbledhur dokumentacionin plotësues të dosjes, por është vetë agjensia, drejtoria apo  institucionet shtetërore, të cilat duhet të garantojnë mbledhjen e dokumentacionit”, u shpreh ministrja Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se ky proces do të kërkojë një impenjim të madh të të gjithë strukturave, teksa nënvizoi se aplikimi i këtij sistemi do të lehtësojë ndjeshëm qytetarët.

Sigurisht do të dizenjohet dhe një kuadër ligjor për afatin e përgjigjes, do të jetë një proces i gjatë dhe padyshim do të kërkoj impenjim të të gjithë stafeve, duke filluar nga ministri dhe duke përfunduar tek të gjithë ekspertët apo operatorët. Vitit 2020 përveç të gjitha përgjegjësive, që ne kemi, si MIE ashtu dhe drejtoritë, do të kenë dhe këtë përgjegjësi dhe nisëm të re, që kërkon angazhim maksimal, por padyshim do të lehtësojë jetën e çdo qytetari në vendin tonë”, nënvizoi Balluku.

Nga data 1 janar 2020, do të ofrohen online katër shërbime që lidhen me Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, që janë: aplikim për marrje dokumenti teknik arkivor gen-plan A4 dhe A3, aplikim për marrje dokumenti teknik arkivor dosje pronësie si dhe aplikimi për marrje dokumenti teknik, arkivor, fletë projekti.

Kalimin e shërbimeve online kryeministri Rama pak javë më parë e cilësoi si një nga shtatë prioritetet e qeverisë së tij për vitin 2020 (lexo ketu). 

1577713677_ballukufoto.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump