Dixhitalizohen dokumentet osmane
të Arkivit Qendror të Shqipërisë

Dixhitalizohen dokumentet osmane<br />të Arkivit Qendror të Shqipërisë<br>
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me TIKA (Agjensinë Turke tw Bashkëpunimit dhe Koordinimit) zhvilloi sot ceremoninë e përurimit të pajisjeve të dixhitalizimit për dokumentet osmane.


Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, Ambasadori i Republikës së Turqisë Hidayet Bayraktar dhe Koordinatori i TIKA-s në Tiranë z. Necip Ozay Ozutok.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi me Arkivat e Perandorisë Osmane në Turqi dhe me ndihmën e TIKA-s e cila mundësoi këtë laborator të ri dixhitalizimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave që do të mundësoi skanimin dhe dixhitalizimin të gjithë dokumentacionit në gjuhën Osmane që gjenden në Arkivin Qendror Shtetëror si pjesë e bashkëpunimit që ne kemi me Arkivat Turke.

Ky dokumentacion në kopjet dixhitale do të mbetet një kopje këtu dhe një kopje do ju dorëzohet Arkivave Turke, dhe Arkivat Turke do të dorëzojnë dokumentet që janë në interesin e Shqipërisë që gjenden në Arkivat e Perandorisë Osmane.

Falenderimi i shkon TIKA-s për mundësimin e këtij laboratori i cili ka dhe një kosto të madhe aq sa gjithë fondi i investimeve që ka Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave për një vit, prandaj kjo risi tregon rëndësi për këtë partneritet, gjithashtu falenderimi shkon dhe për ambasadorin z.Hidayet Bayraktar i cili ka qënë përherë në krah të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në projektet tona të përbashkëta, për të modernizuar kërkimin në Arkivat Shqiptare
” -tha Bido.

Fjalën e mori ambasadori i cili falënderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe TIKA-n ku cilësoi që bashkëpunimet do të vazhdojnë dhe në të ardhmen. "Ky bashkëpunim midis dy drejtorive është shumë i rëndësishëm sepse ka vlerë që të gjitha këto gjëra do ti kalohen dhe brezave të rinj. Është shumë e rëndësishme që historia të shkruhet me gjëra sa më konkrete” – tha z.Bayraktar.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari