Shkarkimi i Jose Mourinhos, vuri në lëvizje “Djajtë e Kuq”,duke sjellë Ole Gunar Solskjer në postin e trajnerit, i cili e nisi detyrën e tij duke triumfuar (5-1) ne fushën e Kardifit, mirëpo kjo nuk mjaftoi në mëngjesin e sotëm vjen edhe një bombë tjetër nga Old Trafordi – Sir Aleks Ferguson rikthehet nga pensioni. Sipas “The Sun”, legjenda e Old Traford kthehet si konsulent i Ole Gunar Sollskjerit për të ndihmuar kthimin e ditëve të lavdishme të Manchester United. Ai do të jetë ndihmësi i Solskjaer për transferimet dhe aspektin tekniko- taktik të ekipit. Ferguson është trajneri që ka qëndruar më gjatë tek Manchester United, duke e kaluar rekordin e Sir Matt Busby në 19 dhjetor 2010. Gjatë 26 viteve të tij me Manchester United ai fitoi 38 trofe, duke përfshirë 13 tituj Premier League, pesë FA Cup dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve të UEFA-s. Kujtojmë se trajneri aktual i Manchester United ka qenë 'nën urdhrat' e Ferguson gjatë viteve më të lavdishme të karrierës së tij, 1996-2007.
Komento