Djali i Belishovës zgjidhet anëtar 
i KLD, Petrit Como kryeson votat

Djali i Liri Belishovës, ish-udhëheqses komuniste në vend dhe më pas të dënuar e internuar në Cërrik, Petrit Çomo, bëhet anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Petrit Çomo, ka marrë më shumë vota se garuesit e tjerë.Djali i Liri Belishovës, ish-udhëheqses komuniste në vend dhe më pas të dënuar e internuar në Cërrik, Petrit Çomo, bëhet anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Petrit Çomo, ka marrë më shumë vota se garuesit e tjerë.

Konferenca Kombëtare Gjyqësore zgjodhi këtë të hënë katër anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, mes 7 kandidatësh që ishin në garë. Anëtarët e rinj të KLD-së janë Petrit Çomo, Brunilda Kadi, Eneida Civici dhe Gerd Hoxha.
 
Më i votuari ishte Petrit Como me 238 vota, Eneida Civici me 227, Brunlida Kadi me 221 dhe Gerd Hoxha me 214 vota.

kld

Anetaret e rinj te KLD 

Ja kush ishin 7 kandidatet
1. Brunilda Kadi Rrethi Gjyqësor Tiranë
2. Eneida Civici Rrethi Gjyqësor Tiranë
3. Enkeledi Hajro Rrethi Gjyqësor Tiranë
4. Gerd Hoxha Rrethi Gjyqësor Tiranë
5. Luan Hasneziri Shkalla e Parë për Krime të Rënda 
6. Neritan Cena Rrethi Gjyqësor Tiranë
7. Petrit Çomo Rrethi Gjyqësor Tiranë 

Anëtarët e rinj  zëvendësojnë në këtë detyrë, kolegët e tyre që i’u ka mbaruar mandati. Behet fjalë për katër anëtarët aktual të KLD-së, Dritan Hallunajt, Tritan Hamitajt, Ilir Mustafajt dhe Flamur Kapllanit.

Mbarimi i mandatit
Katër anëtarët e KLD-së, të cilëve u mbaron mandati, janë emëruar në këtë detyrë në të njëjtën periudhë të vitit 2010. Dritan Hallunaj është nga qyteti i Shkodrës dhe para anëtarësimit në KLD ka mbajtur postin e kreut të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Aktualisht, ai është gjyqtar në këtë gjykatë. Tritan Hamitaj është nga Ballshi dhe para bërjes anëtar në KLD ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Durrësit. Ilir Mustafaj është nga Erseka, një emër që ka sjellë disa herë debate në KLD.

Në vitin 2012 ai u propozua nga ish-presidenti Bamir Topi si nënkryetar, por që qeveria e asaj kohe nuk e mbështeti. Flamur Kapllani është nga Skrapari dhe ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Të katërve u ka mbaruar mandati.

Ndërkohë për këto vende vakante pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kanë shpallur kandidaturat e tyre shtatë gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë, nga gjykatat e rretheve gjyqësore. Sipas KGJK, kanë kandiduar gjyqtarët: Brunilda Kadi, Eneida Civici, Enkeledi Hajro, Gerd Hoxha, Neritan Cena, Petrit Çomo, të gjithë gjyqtarë në Gjykatën e Tiranës. Ka kandiduar edhe Luan Hasneziri,nga Gjykata e Krimeve të Rënda.Mes kandidatëve ishte edhe kreu i unionit të gjyqtarëve, Gerd Hoxha.


Anëtari i KLD, Ilir Mustafaj
Anëtari i KLD, Ilir Mustafaj

Anëtari i KLD, Tritan Hamitajt
Anëtari i KLD, Tritan Hamitajt

Anëtari i KLD, Dritan Hallunaj
Anëtari i KLD, Dritan Hallunaj

Anëtari i KLD, Flamur Kapllani
Anëtari i KLD, Flamur Kapllani


Redaksia Online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës - Bari! Linja Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas vijojnë normalisht

Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës - Bari! Linja Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas vijojnë normalisht