Taulant Pasho, djali i çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, trupat e të cilëve u gjetën të masakruar në Itali, është në burg. Ai aktualisht po mbahet në Zvicër, në Aargau, nga 16 tetori 2020 për vjedhje.
Mediat italiane zbulojnë se Pasho në Itali duhej të vuante një dënim për vepra të lidhura me trafikun e drogës. Prokuroria në Firence ka kërkuar që urdhri përfundimtar i burgimit kundër Pasho Taulant të jetë i vlefshëm edhe në një nivel ndërkombëtar. Ai duhet të vuajë 3 vjet dhe afërsisht 11 muaj burgim.
Taulanti Pasho është pika kyçe që mund të ndihmojë në zbardhjen e kësaj vrasje, sepse ai është ndoshta personi i fundit ose një nga të fundit që ka takuar prindërit e tij. Sipas hetuesve, ai mund të jetë çelësi për të zbuluar misterin e vdekjes së prindërve të tij që mbërritën nga Shqipëria për ta takuar dhe u zhdukën në të njëjtën ditë kur djali i tyre u kthye si i lirë.
Sot Nënkolonel Carmine Rosciano, komandant i departamentit operativ të Karabinierëve në Firence ka krijuar skemën që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të motiveve të vrasjes.
Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar pardje në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet edhe e katërta me pjesët e tjera të trupave.
Çifti ka tre fëmijë dy vajza, Dorina dhe Viktoria dhe një djalë, Taulanti ky i fundit me precedent penal. Ai u arrestua në moshën 28-vjeçare dhe u burgos në burgun Sollicciano, në zonën ku dhe u gjetën 4 valixhet me trupat e masakruar të prindërve të tij. Sipas mjekëve, trupat e tyre qëndruan në valixhe ndoshta edhe me vite.
Lajmi kryesor:
Rastësi me datat? Ditën që djali lirohet nga burgu për drogë, zhduket çifti Pasho! Taulant Pasho prej 2 muajsh në burg në Zvicër
K.T./xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
22.5%
-
As i mirë as i keq
33%
Vota total: 1536
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg
26 Dhjetor, 14:35
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Shqipëria mbetet pa ambasador në Zvicër, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Itali/ U kap duke shitur kokainë, 29-vjeçari shqiptar lirohet pasi pranoi akuzën, dënohet me kusht (EMRI)
24 Dhjetor, 15:54
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34