FIER - Renato Myrtaj është djali i Faik Myrtajt, i vrarë dy vjet më parë, pikërisht më 21 janar, përballë kryeministrisë, gjatë protestës së opozitës. Besimi i tij tek drejtësia, për të dënuar autorët që ia vranë babain dhe tre të tjerët, nuk ekziston. Në një intervistë për Shqiptarja.com, ai shprehet se ndjehet keq pas humbjes së babait dhe më pas të vëllait të tij. Ndërkohë, nuk mungojnë falenderimet e tij për socialistët, të cilët, siç shprehet vetë, e ndihmuan nënën e tij të gjejë një punë, si dhe I ofruan një banesë sociale.
Si ndiheni sot, dy vjet pas vrasjes së babait tuaj në bulevardin kryesor të Tiranës?
Tepër keq. Shumë keq, për arsye se me këtë pushtet që kemi, e vetmja gjë nuk pres, është fakti që drejtësia nuk ekziston dhe ne nuk shpresojmë më. Normalisht e përjetojmë shumë keq mungesën e babait. Por jo vetëm të tij, pasi edhe vëllai im u vetëvra nga dëshpërimi i vrasjes së babait dhe për faktin, se po e shikonte që drejtësia nuk po bënte asgjë. Edhe mamaja ime është tmerrësisht keq dhe e sëmurë. U shkatërrua nga dhimbja e bashkëshortit, por më keq u bë nga vdekja e vëllait disa kohë më pas.
Si e shikoni ecurinë e proceseve gjyqësore?
Një karnavale. Kështu mund ta shpjegoj unë këtë drejtësi, këtë proces gjyqësor. Kjo është loja dhe politika e Sali Berishës. Sa të jetë kjo qeveri, ashtu siç janë mbuluar të gjitha ngjarjet e tjera, do të mbulohet edhe 21 janari. Ambasada Amerikane i bën thirrje drejtësisë që të zbardhë ngjarjen tragjike të 2 viteve më parë. Ndërsa qeveria dhe gjykatat bëjnë sikur nuk e dëgjojnë. Thirrja e tyre është e hershme, por mesa duket, shkon në vesh të shurdhër.
Si ka qenë mbështetja nga Partia Socialiste, apo kujtohen vetëm kur vjen data 21 janar?
Nuk mund të them, se vetëm kur vjen data 21 janar kujtohen. Ne na kanë ndihmuar me sa kanë pasur mundësi. Kam marrë një banesë ne Fier me ndihmën e kryebashkiakut Baftjar Zeqo, mamaja është punësuar.
Ju jetoni në Greqi?
Po. Kam ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në përkujtimoren e babait tim.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com, 20 janar 2013
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com