TIRANË- Njëzet vite pas rrëmbimit dhe zhdukjes së veprimtarit të çështjes së Kosovës dhe të Shqiptarëve në Kosovë, Remzi Hoxha, familjarët, të afërmit, miqtë e shokët, protestuan paqësisht përballë selisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Ata kërkuan arrestimin e ish- drejtuesit të shërbimit sekret shqiptar Ilir Kumbaro, i dënuari i vetëm i procesit për zhdukjen e Hoxhës të arratisur jashtë vendit, në Gjykatën e Lartë, si dhe gjetjen e eshtrave tij,

Hoxha rezulton i zhdukur me 21 tetor të vitit 1995, në kryeqytetin shqiptarë pikërisht aty ku sot familjarët po protestojnë në vijim të protestave të zhvilluara pak ditë më parë në Shkup.

Djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha, iu dorëzoi deputetëve të kuvendit të Shqipërisë dhe kryetarit të kuvendit një letër në të cilën iu bëhej thirrje ligjvënësve shqiptarë të angazhoheshin për gjetjen e trupit të babait të tij si dhe arrestimin e Ilir Kumbaros.

Ardian Hoxha, kërkoi nga Ministria e Brendshme, por edhe autoritetet ndërkombëtare, si Interpol dhe Europol, që të angazhoheshin në arrestimin e Ilir Kumbaros. 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)