Një ditë pas protestës që u mbajt para zyrave të Kuvendit të Shqipërisë nga të afërm të Remzi Hoxhës, djali i tij Ardian Hoxha, u dorëzoi këtë të enjte dorazi deputetëve, peticionin ku kërkon gjetjen e eshtrave të të atit si dhe arrestimin e ekstradimin e Ilir Kumbaros. 

Hoxha, ripërsëristi kërkesën të cilën ai e protokolloi një ditë më parë në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë. Por pavarësisht përpjekjeve të tij, jo të gjithë deputetët u treguan të gatshëm të njiheshin me peticionin e tij. 

Për më shumë se një orë Hoxha, qëndroi përpara godinë së sallës së seancave plenare, duke u përpjekur për të sensibilizuar ligjvënësit shqiptarë mbi rastin e babait të tij Remzi Hoxha.

remzi hoxha peticioni
 
Biznesmeni shqiptar nga Kaçaniku, u rrëmbye me 21 tetor të vitit 1995, pranë zyrave të biznesit të tij në Tiranë. Për këtë veprim, u akuzuan ish- drejtues të SHIK-ut, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi. Ky i fundit pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë, ndërsa në fund të procesit gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 15 vite burg vetëm Ilir Kumbaron.
 
Ai u arrestua në Angli, ku qëndroi disa kohë në arrest shtëpie, prej nga ku më pas edhe u arratis. Aktualisht Kumbaro është në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, për llogari të drejtësisë Shqiptare.

remzi hoxha peticioni

remzi hoxha peticioni

remzi hoxha peticioni

remzi hoxha peticioni

remzi hoxha peticioni



remzi hoxha peticioni

remzi hoxha peticioni


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)