‘Djali im u kthye nga shkolla duke qarë, e kishin rrahur’. Edukimi në shtëpinë e Ronaldos, Georgina: U tregoj fëmijëve tanë fotot e të vegjëlve që s’kanë të hanë

‘Djali im u kthye nga shkolla duke qarë, e kishin rrahur’. Edukimi në shtëpinë e Ronaldos, Georgina: U tregoj fëmijëve tanë fotot e të vegjëlve që s’kanë të hanë

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo

Do të nis sot në Netlfix, sezoni i dytë i ‘Soy Georgina’, seriali dokumentar që tregon jetën nw paskuinta të Georgina Rodriguez, partneren e Cristiano Ronaldos. Për ta promovuar, 29-vjeçarja modele argjentinase ishte e ftuar në një program të njohur televiziv spanjoll ‘El Hormiguero’, ku tregon mjaft të panjohura lidhur me historinë e saj të dashurisë me kampionin portugez, familjen e tyre dhe edukimin e fëmijëve.Siç është bërë e ditur janë njohur kur ajo punonte si një shitëse në një dyqan të Guçit në Madrid. Georgina ka rrëfyer se ka qenë ‘dashuri me shikim të parë’, kur 38-vjeçari hyri atë ditë në butik.

“Kur e pashë ishte aq i bukur saqë po ndihesha në siklet ta shikoja”, tregon ajo.

Më tej Georgina, siç përcjell ‘Fanpage’,  është ndalur në edukimin e fëmijëve që mbushin shtëpinë e Ronaldos: Cristiano Ronaldo, Eva dhe Mateo , Alana dhe Esmeralda. Disa nga fjalët e saj madje kanë ngjallur polemika në rrjetet sociale, pasi ajo ka shpjeguar se të dy vijnë nga klasa punëtore dhe përpiqen që fëmijët e tyre ta dinë se sa me fat janë.

“U them të mos e lënë ushqimin dhe nëse nuk e përfundojnë do t’u serviret më vonë. Ndonjëherë u tregoj edhe video të fëmijëve që s’kanë të hanë dhe u them  që diçka e tillë mund t’u ndodhë dhe atyre”, tha Georgina

Shqetësimet për fëmijët vijnë edhe sa i përket frekuentimit të shkollës.

“Në shkollë rrihen dhe nuk mbrohen. Një nga fëmijët e mi u kthye në shtëpi duke qarë sepse e kishin rrahur. ‘Nuk di të mbrohesh’, i thashë. E vërteta është se i kam mësuar ata të mos rrihen me njëri-tjetrin dhe janë shumë të edukuar Nuk do të doja që fëmijët e mi të rrahin fëmijët e  të tjerëve”, u shpreh ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral