Fjalët e Ornela Zukos janë të pakta, por mbajnë brenda dhimbjen që vetëm një nënë mund ta përjetojë. Zemërthyer, ajo ka postuar edhe një foto familjare duke e kujtuar Joanin si 'një shpirt të bukur', dhimbjen për humbjen e të cilit, thotë që nuk do ta kalojë kurrë. Në postimin e saj në rrjete sociale, ajo falenderon gjithashtu të gjithë që i kanë ndenjur pranë në atë që ajo e përshkruan si 'humbja më e rëndë e jetës sonë.'
“Në këto ditë dhimbjeje të pafund, duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe të njohurit që na qëndruan pranë por dhe te gjithe ju miqte e mi qe me keni derguar nje numur te pafundem mesazhezh në humbjen më të rëndë të jetës sonë. Prania juaj, fjalët ngushëlluese, përqafimet dhe çdo gjest dashurie e respekti për Joanin tonë na dhanë forcë në çastet kur zemrat tona ishin të copëtuara. Dashuria që i treguat dëshmoi edhe një herë se sa shumë u desh dhe sa kujtime të bukura la në zemrat e të gjithëve. Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët, duke lënë pas një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë. Por buzëqeshja, mirësia, dashuria dhe shpirti i tij i bukur do të jetojnë përgjithmonë brenda nesh. Me dhimbje dhe mirënjohje të përjetshme" shkruan ajo në rrjete sociale
Joan Zuko humbi jetën pasditen e së shtunës në Korçë, pasi u qëllua me kallashnikov nga shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Sterjo i cili arrestua disa orë më vonë. Aktualisht Sterjo është në arrest me burg ndonëse ka shprehur pendesë.
Përpara grupit hetimor, Sterjo ka deklaruar se prej kohësh ishte në konflikt me Zukon, ndërsa dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një konflikt i lidhur me të dashurën e tij.










Komente
Komento