VATIKAN - Gjatë një fjalimi të Papa Franceskut në Vatikan në ditën e Familjes, një fëmijë po "bezdiste" Papën. Papa po i drejtohej një turme njerëzish kur djaloshi filloi të bridhte në skenë.

Pavarësisht përpjekjeve të ndihmësit të Papës për ta larguar fëmijën nga skena, duke i dhënë  edhe ëmbëlsira, përsëri nuk funksionoi. Fëmija e pranoi me kënaqësi ëmbëlsirën, por nuk u largua nga skena.

Djali qëndronte në krah të Papa Franceskut duke përqafuar këmbën e tij gjatë fjalimit. Nga ana tjetër, Papa e përkëdhelte fëmijën në mënyrë që ai të "rrinte urtë".

Deri sa më në fund, djaloshi u ul në karrige në rreshtin e parë. Gjatë fjalimit të tij, Papa u shpreh se njerëzit duhet të thonë më shpesh faleminderit.



(v.gj/shqiptarja.com)